Home Rajoni Beograd/ Alarm për bomba në 115 shkolla fillore e të mesme

Beograd/ Alarm për bomba në 115 shkolla fillore e të mesme

Beogradi nuk po gjen qetësi pas dy masakrave me 17 viktima.  Sipas mediave serbe, në adresat e postës elektronike të 78 shkollave fillore dhe 37 të mesme në komunat e Beogradit janë bërë njoftime për bomba.

Ekipet e Ministrisë së Brendshme janë në terren, ndërsa nxënësit janë evakuuar.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe punonjësve, mësimi në turnin e parë është ndërprerë deri në përfundimin e kontrollit policor, ndërsa disa shkolla tashmë janë kontrolluar dhe mësimi po zhvillohet në ato pa probleme.

Previous articleHumbi në garën për Durrësin, Igli Cara s’pranon rezultatin: Vullneti i qytetarëve u ndikua nga shumë faktorë
Next articleSë shpejti nis stërvitja ushtarake Defender, forcat e SHBA dhe NATO do stërviten për herë të dytë në Shqipëri