Home Sport Benzema i pangopur: Duam ta fitojmë prapë Ligën e Kampionëve

Benzema i pangopur: Duam ta fitojmë prapë Ligën e Kampionëve

Karim Benzema ndihet mjaft i lumtur me fitoren e mbrëmshme ndaj Liverpoolit në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi francez kontribuoi me dy gola në fitoren 5-2, krahas dy të tjerave të realizuara nga Vinicius Junior dhe një tjetër të Eder Militaos.

Fituesi i fundit i “Topit të Artë” ka arritur suksese të jashtëzakonshme në karrierë, por duket se nuk është ngopur.

Francezi synon ta ngrejë lart përsëri trofeun e Championsit.

“Ishte një natë e rëndësishme, dua t’ia dedikoj këtë paraqitje presidentit tonë të nderit, Amancio. Kjo fitore është për të nga ana e jonë. Luajtëm me personalitet dhe me produktivitet të golit. Duam ta fitojmë prapë Ligën e Kampionëve. I dhamë jetë një loje fantastike edhe për ata që na shikuan. Fillimi ishte i keq, tifozët në ‘Anfield’ na vunë nën presion, por më pas është parë Real Madridi i vërtetë”, deklaroi fillimisht Benzema.

“Ishim gati përballa një ndeshjeje të madhe, ishim duke humbur 0-2 dhe dëshironim më shumë. Një gol mund të ndryshojë gjithçka dhe kjo ndodhi falë Vinicius. Dua t’i falënderoj tifozët tanë që ishin lojtari ynë i 12-të. Tani na pret një ndeshje e madhe në Bernabeu”, përfundoi sulmuesi francez.

Benzema e shënoi golin e gjashtë kundër Liverpoolit, më shumë se çdo lojtar tjetër në Ligën e Kampionëve.

Francezi i ka shënuar 4 gola në “Anfield Road”, më shumë se çdo lojtar tjetër kundërshtar i Liverpoolit në këtë kompeticion.

Previous articleKreshnik Spahiu zbulon prapaskenat e bujshme: Ja si SHBA po kërkon ta ‘eliminojë’ sa më parë Sali Berishën, gabimi tragjik që mund të shkrijë PD dhe plani i Ilir Metës për të marrë selinë blu
Next articleShfajësimi i ‘Hakmarrjes për Drejtësi’/ “Mos u gënjeni, krimi i organizuar që vesh kostum të shtrenjtë, kthehet te rrugët e vjetra”, PD: Zhvillim ogurkeq!