Home Kronika Bënte xhiro me pistoletë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Bënte xhiro me pistoletë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

34 vjeçari Fatjon Guri është arrestuar në Shkodër duke lëvizuar me armë zjarri me vete. Gjatë patrullimit në lagjen “Liria”, Shkodër, policia pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, është vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e makinës.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri me vete, lokalizohet dhe arrestohet nga Policia.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen “Liria”, Shkodër, shërbimet e Policisë pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

SOURCEbulevard news
Previous articleMblidhet KAS/ Pritet vendimi për 3 qarqet e fundit. Juristi i PD: Nga 100 deri në 300 euro në Korçë për blerjen e votave
Next articleNdizet beteja 450 milionë dollarëshe për “Salvator Mundi” mes oligarkut rus dhe tregtarit zviceran