Home Kronika Bënte thirrje dhe propagandë për veprime terroriste në rrjetet sociale, SPAK përfundon...

Bënte thirrje dhe propagandë për veprime terroriste në rrjetet sociale, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim 30-vjeçarin

SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim 30-vjeçarin Bledar Zeneli, të akuzuar për thirrje dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në gusht të vitit të kaluar Gjykata e Posaçme shpalli moskompetencë dhe ktheu në Gjykatën e Apelit Durrës çështjen ndaj Zenelit. Por SPAK e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi që kjo çështje duhet të hetohet nga SPAK.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit), kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal Nr.185/2021, në ngarkim të të pandehurit Bledar Zeneli, i akuzuar për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 232/a dhe 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i letërnjoftimit, pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal, “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes se armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

Ky i pandehur, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për momentin, bënte postime publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 tetor 2020 në Nicë të Francës, sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook.

 

 

Previous articleZhduken 9 milionë euro nga pasuria e aktores legjendare, familja e së ndjerës akuzon…
Next articleAnaliza e shifrave të 14 majit për 4 bashki/ BIRN: Garë e hapur në Mat, e djathta surprizë në Lezhë, ndërsa Mallakastra…