Home Aktualitet Ben Blushi u dorëhoq, reagon Vjollca Hoxha: Drejtimin e Top Channel tashmë...

Ben Blushi u dorëhoq, reagon Vjollca Hoxha: Drejtimin e Top Channel tashmë e marrin trashëgimtarët

Presidentja e Top Channel, Vjollca Hoxha ka reaguar për herë të parë pasi Ben Blushi u largua nga Top Channel, katër vite pasi e drejtoi këtë televizion.

Në një e-mail drejtuar stafit, Hoxha shkruan se drejtimin e Top Channel tashmë do ta marrin trashëgimtarët, referuar fëmijëve të saj, Sara, Lori, Redia dhe Etan Hoxha.

“Të dashur, Duke falenderuar z.Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush.

Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë,”- shkruan Hoxha në e-mail.