Home Politike Belind Këlliçi: I kam dorëzuar Bashës dorëheqjen nga kreu i FRPD një...

Belind Këlliçi: I kam dorëzuar Bashës dorëheqjen nga kreu i FRPD një muaj më parë

Kryetari në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka deklaruar në ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi, se para një muaji e gjysmë i ka ofruar kreut të PD Lulzim Basha dorëheqjen e tij dhe ai nuk e ka pranuar.

Dorëheqjen ia kam ofruar kryetarit të partisë para një muaji e gjysmë në zyrën e tij dhe nuk e ka pranuar. Unë nuk e kam problem dal e jap deri nesër dorëheqjen. Kur ndodhi peticioni i të rinjve e kam dorëzuar në tavolinë,”- tha ai.