Home Politike Beleri u la në burg, Dule: Procesi i ekzekutuar me urdhër të...

Beleri u la në burg, Dule: Procesi i ekzekutuar me urdhër të Edi Ramës

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka dhënë një deklaratë për mediat pasi gjykata dha masën arrest me burg për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Dule u shpreh se Fredi Beleri u la në burg me urdhër të Edi Ramës.

‘Dëshiroj t’ju falënderoj për interesimin e vazhdueshëm që tregoni. Jeni dëshmitar i një procesi parodi në të gjitha fazat dhe etapat e tij. Është një proces i motivuar edhe ekzekutuar në urdhrat dhe porositë e Edi Ramës. Pengmarrja e Belerit vazhdon. Do ta lirojë në mënyrë triumfale vota e nesërme e himarjotëve.’- tha Dule.

Previous articleDerbi i titullit, interes i lartë për Tirana-Partizani! Dëmtimet dhe historiku favorizon të kuqtë
Next articleErdogan thyen heshtjen zgjedhore: Do ta pranoj rezultatin