Home Sport Befason Carlo Ancelotti, ja për cilën Kombëtare bën tifo në Botëror

Befason Carlo Ancelotti, ja për cilën Kombëtare bën tifo në Botëror

 

Karlo Ançeloti e ka një kombëtare për të cilën bën tifozllëk në këtë kampionat botëror, me Italinë e tij që nuk merr pjesë.

Trajneri i Real Madridit, një ndër më të suksesshmit në histori, tha se mbështet Kanadanë. Në një intervistë të bërë për radion italiane “Rai Radio Uno” të bërë më herët, ai tregoi se Kanadaja është shtëpia e tij e dytë.

Për më tepër që presidenti i Federatës Kanadeze është me origjinë nga Abruco, e kjo është një arsye më shumë për italianët, që ta përkrahin përfaqësuesen kanadeze.

Gjithashtu Ançeloti është i martuar me sipërmarrësen kanadeze Mariann Oger Meklei dhe ata kanë një banesë në qytetin kanadez të Vankuverit. Pasi u largua nga Reali në vitin 2015, ai jetoi për disa kohë në qytetin kanadez.

Trajneri i njohur nuk e ka përjashtuar mundësinë për të marrë drejtimin e Kanadasë në të ardhmen. Organizimi i botërorit të ardhshëm në Meksikë, SHBA dhe Kanada mund të bëjë që ai të ulet në stolin e “të kuqve”. Ndërkohë që tifozët kanadezë ëndërrojnë që me një trajner si italiani, të arrijnë suksese të mëdha.

Previous articleShkodra nën ujë, zv.kryeministrja Balluku fotografohet duke bërë shopping te “Ralph Lauren” në Athinë
Next article“Të paudhë e sharlatanë”, Salianji i përgjigjet ashpër kryeministrit: Afera e Portit të Durrësit e bëri Ramën të ishte i ndyrë, pëlliste me të madhe. Veprat e tij, ministrat që përfunduan në burg