Home Sport Beckham në krah të Maguire: Mbaje kokën lart!

Beckham në krah të Maguire: Mbaje kokën lart!

Harry Maguire është sërish në qendër të kritikave teksa mbrojtësi ishte i pafat në ndeshjen miqësore të Anglisë kundër Skocisë duke shkaktuar një autogol.

Komentet negative dhe tallëse ishin të pafundme duke detyruar një sërë personazhesh t’i dilnin në krah Maguire. I fundit që kërkon të ndryshohet kjo sjellje ndaj 30-vjeçarit është David Beckham.

Tabloidi “The Sun” zbuloi se ish-lojtari i Manchester United i ka dërguar një mesazh Maguire duke i shprehur mbështetjen.

Sipas tabloidit britanik, Beckham i tha Maguire se edhe ai e ka kaluar një situatë të tillë në karrierë pas kartonit të kuq me Anglinë në Botërorin e vitit 1998 dhe se njeh mjaft mirë ndjesinë e të qenurit në qendër të kritikave.

Megjithatë, gjithnjë sipas “The Sun”, Beckham e siguroi Maguire se mund t’ia dalë dhe se duhet të qëndrojë me kokën lart pavarësisht komenteve.

Previous articleOpozita kundër Presidentit me dyfek që qëllon nga qyta
Next articleNdjente dhimbje pas çdo goditje të topit me kokë, 27-vjeçari diagnostifikohet me sëmundjen e rëndë