Home Sport Beckham futbollisti më i paguar në botë, kalon Messin

Beckham futbollisti më i paguar në botë, kalon Messin

largea_bekam1363685141Nëse futbollistët do të paguheshin në bazë, të asaj që jepnin në fushën e lojës, Lionel Mesi do të ishte absolutisht lojtari që përfiton më shumë në futbollin botëror,por në fakt emri që vazhdon të nxjerrë flori, është ai I Devid Bekam, që sipas një sondazhi të france futboll mban vendin e parë në glob për përfitime vjetore, të cilat përfshi dhe sponsorët arrijnë në 36 milion euro. Në fakt, lojtari britanik aktualisht në forcë te PSG, përfiton rreth 1.7 milion euro pagë te psg, plus 1.3 milion euro që vijnë nga bonuset me skuadrën, por nga sponsorët ai përfiton shifrën e frikshme të 33 milion eurove në vit. Pas tij qëndron Lionel Mesi, me 35 milion euro vjetore, 13 prej të cilave rrjedhin nga paga e tij, ndërsa Cristiano Ronaldo pozicionohet në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme me 30 milion euro që fiton në vit, 13.5 prej të cilave i përkasin pagës së tij, ndërkohë që Zllatan Ibrahimovic përfiton sa dy futbollistët spanjollë në rang pagash, por ka pak sponsorizime, aq sa fiton vetëm 15 milion euro në vit, duke u renditur në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme. Përsa i përket trajnerëve, tekniku që fiton më shumë gjatë një viti kalendarik është mourinho, që përfiton 14 milion euro, i ndjekur nga Carlo ancelotti me 12 milion dhe Marcello Lippi i Guang Zhou me 11 milion euro.

Lojtarët që fitojnë më shumë në vit:

David Beckham 36 milion Euro (3 milion euro paga)
Lionel Messi 35 milion euro (13 milion euro paga)
Cristiano Ronaldo 30 milion euro (13.5 milion euro paga)

Trajnerët që fitojnë më shumë në vit:

Jose Mourinho 14 milion euro
Carlo Ancelotti 12 milion euro
Marcello Lippi 11 milion euro

Previous articleFule: Marrëveshja Prishtinë – Beograd do t’i hapte rrugën MSA-së
Next articleAdriano të paktën 4 javë larg fushave