Home Sport Beckham dhe Kaka pranë rikthimit te Milan

Beckham dhe Kaka pranë rikthimit te Milan

Te skuadra e Milanit, edhe pse flitet për një projekt të ri të skuadrës e cila do të bazohet vetëm në blerjen e lojtarve të ri dhe të talentuar, së fundmi po qarkullojnë zëra se te kuq e zinjtë gjatë kësaj merkato mund të transferohen dy lojtarë të klasit botëror.

David-BeckhamBëhet flalë për dy mesfushorë që edhe më përpara kanë veshur vanellën e kuq e zinjve. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se te Milan mund të rikthehen përsëri Braziliani Kaka dhe britaniku Devid Bekam.

Shkaku, që klubi Madrilen i ka kthyer shpinën ish yllit të Milanit, ka hapur një hipotezë që fantazisti Brazilian mund të rikthehet në San Siro. Drejtuesit e “Los Blancos” dëshirojnë të lirohen nga paga e lartë e e brazilianit prej 12 milionë Euro në sezon, madje edhe nëse do t’u duhet ta shesin me kosto zero. Milani ndjek prej kohësh situatën dhe nëse Kakà do të pranonte reduktimin e pagës, atëherë gjithçka do të ishte e mundshme për rikthimin e tij me fanellën kuqezi.

Ndërsa në lidhje me David Beckham, që tashmë është divorcuar me skuadrën e tij në Amerikë, mund të jetë pranë rikthimit në radhët e Milanit. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat Angleze të cilat kanë konfirmuar se mes ish-kapitenit të kombëtares Angleze dhe drejtuesve kuqezi, kanë filluar diskutimet për një kalim të mundshëm në Milano.

37-vjeçari ka vendosur që dëshiron ende të luaj dhe kalimi te skuadra e Milanit do të ishte përfekte për vazhdimin e karrierës në një klub të madh Europian. Më parë, Paris SG ishte shumë afër veteranit, por marrëveshja u prish në momentet e fundit dhe tashmë, sipas mediave britanike, Beckham thuhet se në ditët në vijim mund të nënshkruaj një kontratë me skuadrën e Milanit për gjashtë muajt e ardhshëm, me mundësinë e rinovimit edhe për një vit.
Strategjia e drejtuesve kuq e zi duket se është e qartë të sjellin dy lider në skuadër që ta udhëheqin atë drejt Kupave të Europeë dhe pastaj në merkaton e verës të bëjnë ndërhyrjen e dyhur për të ndërtuar skuadrën e bazur tek të rinjtë.

Previous articleFyle u propozon takim trelateral Poposkit dhe Avramopulosit
Next articleInteri i “çmendur” në gjysmëfinale