Home Bota BE: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë do të miratohet javën...

BE: Paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë do të miratohet javën e ardhshme

Një marrëveshje për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë pritet të miratohet javën e ardhshme përpara samitit të Bashkimit Europian, sipas një zyrtari të BE-së, shkruan Reuters.

Zyrtari tha se samiti pritet të fokusohet në referendumet në Ukrainë, aneksimet e mundshme të territorit nga Rusia, kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore nga  Rusia dhe ndërprerjen e gazsjellësit Nord Stream.

Udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë gjithashtu propozime të ndryshme për kufijtë e çmimit të energjisë. Gjithashtu sipas një zyrtari të BE-së, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel beson se BE duhet të diskutojë çmimet e larta të gazit dhe energjisë elektrike.

Previous articleShakohoxha: Historia e trajnerëve të kombëtares, histori dështimi, koha për një trajner shqiptar
Next articleKomunizmi i zëvendësoi me punëtorin e Enverin, sot personalitetet në pullat postare, Sinani: Kadare në pullat e 3 shteteve