Home Maqedonia BDI në ofensivë diplomatike

BDI në ofensivë diplomatike

BDIDelegacioni i BDI-së i kryesuar nga kreu i partisë Ali Ahmeti në ofensivë diplomatike. Ahmeti me delegacionin e tij po qëndron në SHBA. Në një takim me diasporën shqiptare në Çikago, lideri i BDI-së Ahmeti ka theksuar se shqiptarët janë të interesuar që Maqedonia sa më shpejtë të gjejë mënyra për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ahmeti do të ketë prezantim në Institutin për Studime të Larta Ndërkombëtare “John Hopkins” me temë “Maqedonia, stabile ose jo”. Lideri i BDI-së gjatë qëndrimit në SHBA do të zhvillojë gjithsej 17 takime në institucione të ndryshme në SHBA.

“Kam një agjendë mjaft të ngjeshur. Në Uashington, Në takim jam me Stejt Departamentin, në Pentagon, në Shtëpinë e Bardhë, me Këshillin e lartë të sigurisë gjithashtu. Kam takim edhe me ndërmjetësuesin për kontestin e emrit z. Nimic, si dhe me përfaqësues të shoqatës shqiptaro-amerikane”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ndërkaq shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi disa medieve vendore u ka thënë se qëndrimi i BDI-së dhe VMRO DPMNE-së për çështjen e emrit është i njëjtë, ashtu si i të gjithë subjekteve të tjera politike në Maqedoni, të cilat angazhohen për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Ndryshe gjatë qëndrimit në sofrën Kërcovare në Çikago, Ahmeti ka falënderuar diasporën Kërçovare për përkrahjen e madhe që i dhanë kandidatit të BDI-së në ditën e zgjedhjeve. Ai gjithashtu para mërgatës shqiptare ka shpjeguar gjendjen politike në Maqedoni, përparimin e statusit të shqiptarëve dhe të arriturat pas konfliktit të vitit 2001.

Previous articleKoreja e Veriut zhvendos raketat nga bregdeti
Next articleZhernovski: Përmendoret shqiptare mund të vendose