Home Politike Baton Haxhiu: Kurti i tha Vuçiçit “ti je Millosheviçi, ke vrarë”, ai...

Baton Haxhiu: Kurti i tha Vuçiçit “ti je Millosheviçi, ke vrarë”, ai iu kthye “mbylle gojën se ta kisha fut një shpullë”

Gazetari Baton Haxhiu ka zbuluar detaje nga një prej takimeve të mëparshme mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç.

Ai u shpreh se në takimin e parë në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç nuk kanë dialoguar, por kanë fyer njëri-tjetrin. Madje, sipas Haxhiut, gjuha e përdorur ka qenë shumë e ashpër.

“E kam lexuar draftin e takimit të parë në Bruksel. Kurti dhe Vuçiq nuk kanë dialoguar në dy takimet e para, kanë fyer njëri -tjetrin. I pari Kurti i ka thënë se ‘ti je djali i Millosheviqit’, ‘Je Millosheviq’, ‘ke vrarë kaq’, pastaj vjen kjo e Vuçiqit, i lutet që të flet në serbo-kroatisht dhe i thotë:

Cuti bre budalo, kako bi te osamario (mshele gojën bre budall, si ta kisha fut një shuplak). Ky ka qenë takimi i parë, ka qenë ofendues deri në atë pikë sa takimet e fundit kanë qenë korrekte, miqësore”, deklaroi Haxhiu.

Previous articleAlda Klosi del e qeshur nga Prokuroria pas ballafaqimit me pastruesen Rozeta Dobi, i qëndrojnë besnike…
Next articleVrau 3 gra, zbardhet dëshmia e Dan Hutrës: Nuk jam penduar, i bëra se desha