Pushteti vendor duket se ka nisur ta marrë veten nga pandemia, ku një sërë taksash që i takonin vitit 2020 u shtyn për t’i ardhur në ndihmë bizneseve dhe qyetarëve në kushtete vështirësisë ekonomike që po përjetonin. Sipas të dhënave zyrtare nga financat, të ardhurat e 61 bashkive në vend janë rritur me rreth 35 mln USD në 8 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Konkretisht në periudhën Janar-Gusht 2021, vendorët mblodhën afro 18.4 miliardë lekë, nga 14.9 që u akumuluan në 8-mujorin 2020. Referuar zërave, rritjen më të madhe e kanë taksat lokale me rreth 2.6 miliardë lekë. Konkretisht në Janar-Gusht 2021 janë mbledhur 13.6 mld lekë nga 11 miliardë që u mblodhën në 8-mujorin 2020. Kjo perfomancë ka të bëjë me mbledhjen e detyrimeve të pezulluara vitin e kaluar për shkak të masave kufizuese të marra ndaj COVID-19.
Po ashtu, të ardhurat nga taksa mbi pasurinë ka pasur perfomancë pozitive, me rreth 1 miliardë lekë më shumë, ku gjatë kësaj periudhe janë mbledhur afro 4.5 miliardë lekë. Ndërsa të ardhurat nga taksa mbi biznesin e vogël kanë pësuar një rënie të lehtë, thuajse të pakonsiderueshme, ku janë akumuluar afro 345 milionë lekë.
Të ardhurat e pushtetit vendor
8-mujori 2020 14.9 miliardë lekë
8-mujori 2020 18.4 miliardë lekë
Të ardhurat e bashkive Janar-Gusht 2021
Taksa lokale 13.6 miliardë lekë
Taksa e pasurisë 4.5 miliardë lekë/SCAN