Home Slideri Bashkim Kopliku: Ja pse jam kundra promovimit të librit të Azgan Haklajt...

Bashkim Kopliku: Ja pse jam kundra promovimit të librit të Azgan Haklajt në Durrës

bashkim_koplikuDo t’u promovuaka më 20.03.2013, në qytetin tonë, një libër. Libri është kryesisht një varg lëvdatash që autori i bën vetes, një kërcimtar vallesh popullore ky. Nuk kuptohet sepse këtë promovim e merr përsipër një klub letrarësh të Durrësit, sepse libri nuk ka asgjë letrare në të, as dhe artistike, nuk ka p.sh. as diçka për vallet e bukura popullore shqiptare, por edhe nuk ka asgjë që ta lidhë librin me Durrësin.
E vetmja gjë që mund të konsiderohej letrare në atë libër, është një shkrimi publicistik, i vetmi i botuar në shtypin e përditshëm në të gjithë librin. Ky shkrim/replikë është i botuar shumë kohë përpara, që para 7 vjetësh, në vitin 2006. Shkrim drejtohet kundër meje, Bashkim Koplikut, gjë që mund të jetë dhe justifikimi i vetëm që ky libër të promovohet në Durrës, natyrisht një justifikim malinj ky. Nuk dihet të ketë lidhje tjetër të librit me Durrësin, sepse as vetë autori nuk dihet të ketë ndonjë lidhje me Durrësin, sepse siç e thotë ai vetë në librin e tij, ai ka lindur dhe është rritur në Tropojë, dhe aktivitetin e tij kryesor e ka pasur dhe e ka atje e përreth.
Po ju sjell në vijim një kopje të shkrimit të autorit siç e ka pasë botuar para 7 vjetësh. Në kopjen që po ju sjell, janë bërë nga unë vetëm nënvizime, e kjo me qëllim që t’i kursehet kohë lexuesit. Shkrimi i autorit është në dy pjesë, ku pjesa e dytë është një reagim mjeran i autorit ndaj përgënjeshtrimit tim të parë, ku ai zhytej dhe më tej në shpifje. Për secilën nga këto pjesë po sjell edhe përgënjeshtrimin tim përkatës, demaskimi tim publik që i kam pasë bërë atij shkrimi, që kur u pat botuar, në vitin 2006, në të gjitha gazetat ku u botua. Pata nisur një proces gjyqësor për shpifje kundër autorit, por u la në rrugë qoftë sepse dihet sesi është drejtësia këtu tek ne, por dhe sepse nuk ia vlente të shpenzohesh aq shumë kohë me atë shkrim e me atë autor—fundja përgënjeshtrimi publik ishte bërë.
Promovimi i një libri të tillë duhet të mos kryhet, aq më tepër në një qytet të zhvilluar, siç është qyteti ynë, Durrës; nuk duhet të bëhet rrugë riciklimi i shpifjes. Është në dinjitetin e vetë klubit të shkrimtarëve të Durrësit, të atyre që mbase me naivitet e mirëbesim pranuan promovimin e këtij libri, që tani ta refuzojnë promovimin e tij, tani që është bërë publike se për çka bëhet fjalë.
Gjithsesi, uroj që të gjithë qytetarët ta bojkotojnë një nxitje të tillë publike të shpifjes.

Koplikomania: në vend të një replike /Azgan Haklaj /  Ne fundjave qe shkoi rasti e solli te jem mes miqsh ne Durres, ne nje lulishte te kendshme afer Pallatit te Kultures. Perbri meje nje tufe burrash te vjeter, nga ata qe me dy fjale kuptohen qe jane nostalgjike te komunizmit, kishin rrethuar dhe komplimentonin nje burre rreth 65 70 vjeteve.

Me shume denatyrimi i tij sesa gabimi i memojes sime bene qe ta ngaterroja zoterine me Muho Asllanin, ish karrocier, qe drejton nje fantazmo parti Komuniste. Kjo skene e rendomte sdokish bere vend vend ne vemendjen time sikur nje miku im durrsak, B.K te mos mos me thoshte se zoteria nuk ishte Muho Asllani por Bashkim Kopliku.
Mbi tavoline mbante nje tufe lertash e fletoresh te lidhura me llastik si ndonje brigadier i dikurshem dhe nje gote dhalle “HAIRAN”. U çudita per shperfytyrimin e nderrimin fizik, por me teper te nesermen me shperfytyrimin moral qe proklamoi ne nje te perditshme.
Z. Kopliku!
Kam kohe qe te lexoj, qe prej vitit 1997 dhe sinqerisht ndonese fytyren ta kisha harruar jam ndjere i neveritur nga shkrimet tuaja te porositura te marra autoresine prej jush. Nuk ka pasur nje moment kritik per PD sin e opozite dhe tani ne pushtet ku te kete munguar ngazellimi yt. Nuk ka pasur levizje a reforme ku te mos kete fshikulluar lapsi yt i kuq. Natyrisht askush s’merret me ju, sepse si shume te tjere je vetedekonspiruar si nje “cufe Mulla” nga ata te Ramiz Alise qe u perzgjodhen kujdesshem ne dimrin e ashper te 1990.
Por une kam disa arsye si politike dhe personale te te kushtoj disa rrjeshta qe ne thellesine etyre sjane gje tjeter veçse epitafe e nekrologji e shkruar per nje burre qe dikur partia ime dhe Dr. Sali Berisha e paten marre nga telat e Durresit per ta bere minister e zv/kryeminister. Arsyet politike jane te qarta sepse ti fyen pacipesisht Partine Demokratike, per te cilen mes mijerave te tjereve edhe une kam skuqur me gjak sheshet e rruget e ketij vendi. Privatisht jam i obliguar te te pergjigjem per dy arsye.
E para se duke fyer me ane te sofizmave mashtruese qe i rendit edhe me nekrologji simbolet e demokracise shqiptare, Sali Berisha dhe Azem hajdari, ti fyen mbare demokratet, fisniket e ketij kombi qe k nxjerre Skenderbej kohe pas kohe por edhe “Hamzallare” si puna jote.
E dyta, ndonese i detyruar nga Partia Demokratike une ndjehem paksa fajtor se me 1996 kam drejtuar fushaten tende elektorale ne Tropoje, ne ate Tropoje qe te dha buke e besim me vote dhe qe zoteria jote ja “shperblen” duke e fyer dhe goditur mu ne zemer te saj, ate çka ka me te shtrenjte Tropoja e Shqiperia, krenarine dhe simbolin e saj. Ti keqperdor, pas vdekjes, Azem hajdarin duke i rene te njejtes daulle qeprej 16 vitesh i bien kalecet e K.Hazbiut.
Je i vonuar, i paradekonspiruar si minister ne dikasterin kupole te satanizmit komunist. M. e Brendshme ku pate zgjedhur si shef kuadri nje ish bashkepunetor , resident te sigurimit te shtetit. Ky miku yt ndonese vinte nga nje familje fisnike rezultoi nga Komisioni i Kontrollit te Figurave ne maj 1996 te ishte i hartuar dhe i shartuar me sigurimin. Rastesisht, “fare rastesisht”, e kishe zgjedhur tikete zoteri per te bere reformen ose me mire te te them, “pastronte” Ministrine e Brendshme nga kriminelet e diktatures.
Nese per shkak te uiskit qe pije si lume kur ishe pushtetar dhe qe ta ftohte ne frigorifer sekretarja, apo sot per shkak te grapes dhe dhalles ne lulishtet e Durresit ke krijuar defiçite ne memorien, atehere pyet zotin Hajri Mezini se ta tregon per ke e kam fjalen.
Z. Kopliku
Ti per te sulmuar, me porosi, Dr Berishen tenton paturpesisht te serviresh me A.Hajdarin duke vene ne gojen e tij fjali qe sjane te tijat, vetem e vetem per tu rrjeshtuar edhe ti tek miqte e tij. Ti kurre s’ke qene qene ne rrethin dhe as afer rrethit te miqve te Azem Hajdarit. Jo vetem kaq pork e qene armiku i tij personal , pse Azemi e njihtemire formulen gorbaçovo ramiziste te te infiltruarve ne partite opozitare.
Dhe ti ishe nje nga ata. Per tja bere te qarte publikut e lexuesve po te jap nje shembull qe tregon jo dashurine dhe besnikerine tende ndaj Berishes dhe Azemit asokohe, por perkundrazi pabesine e paskrupulitetin tend njerezor e zyrtar. Sapo ti u emerove minister i Brendshem, ty nga organet kompetente te vjen te tavolinen tende nje informacion teper i rendesishem qe meritonte vemendje te larte shteterore dhe individuale.
“Ju u lajmeruat nga sherbimet e shtetit tone ne ish Jugosllavi se UDB jugosllave kishte hartuar njeplan te cilin sebashku me financimet e nevojshme e kishin hedhur ne terren. Plani synonte eleminimin fizik te Sali Berishes dhe Azem Hajdarit. Profesionisti qe ta beri raportin jo vetem qe nuk u konsiderua fare por u shpal ne kerkim dhe u largua me ndihmen e ambasades Amerikane per ne SHBA ku jeton edhe sot dhe punon ne degen e emigracionit. Ku je ti zoti ish minister i suksesshem dhe “Besnik”.
Vetem ky shembull te tregon ty se je sa i pazoti po aq dhe i papershtatshem per punet elastike. Personalisht ti ndjehesh i fyer se s’paska pasur nje karrige te perjetshme per ty. Por tregoja lexuesve si ti zoti ish minister beje skandale ne festat diplomatike. Ti arrije deri aty sa nje here ne festen kombetare te Polonise ne rezidencen e ambasades ngaterrove pardesyne tende te bardhe me te zotit Ylli Rakipi. Dy dite rrjesht ngele pas çelesat e zyres dhe kasafortes se ministrit derisa nje zyrtar i marredhenieve me jashte, z. Çoka beri shkembimin e pardesyve.
Ti mundohesh ta jystifikosh “prishjen “ me Berishen si problem personal, se ti na paskesh qene burre i zoti e doktori paskesh pasur frike nga autoriteti e supermacia jote. Dokrra zoti konsumues i pijes grapa+ dhalle! Ti harron te thuash se djali yt kur ti ishe minister u shfaq si kriminel ordiner , madje u detyrove vete ta arrestosh. Yt bir ishte as me shume e as me pak nje Ledio Ruçi apo nje Dabulle. Dhe kjo e papranueshme per Dr. Berishen apo jo?
Post mortium
Kur u largova nga lulishtja e Durresit dhe te lashe nen shoqerine e partizaneve te M.Asllanit, ty z. Kopliku ndjeva keqardhje. Jo per ty por per demokratet shqiptare qe ju besuan njuerezve te tille. Nga anet tona dhe varra edhe gjaku lahet, por kurre nuk lahet pabesia, buka e shkelur dhe nderi i cenuar. Gjithsesi s’kam shprese se ti do te reflektosh , se sje I permasave te tilla. Keto permasa ske mundesi ti fitosh as duke u matur simi ferrash e lulishtesh me dishepujt e demokracise.
Ndaj duke e mbyllur une pot e them dy fjale. Atje ne bjeshket e mia ku kane varret Nuji dhe Halili, ku Ajkuna vajtonte Omerin, ku ka lindur Miç Sokoli, haxhi Zeka Bajram Curri, Sali Berisha e Azem hajdari ka nje postulat. Ky postulat ngelet lapidar prej shekujsh: “Burri mund te vdese dy here. Kur vdes natyrshem eshte fisnikeri. Por kur vdes per se gjalli eshteposhtersi. Ndaj merre nga une epitafin per vdekjen tende: “Ketu pushon per jete Bashkim Kopliku. Vdiq per se gjalli”
[Koha Jonë, e mërkure, 06 Shtator 2006, e disa gazeta të tjera] 

Harbutllëk dhe shpifje, nga “Bjeshkët” / Përgënjeshtrim i shkrimit të mësipërm të z. Haklaj / Bashkim Kopliku / [Koha Jonë, 7.9.2006, dhe edhe në gazeta të tjera] / Një shkrues që nuk e njeh njeri as në fshatin e vet, në gazetën “Koha Jonë”, më datë 6.9.2006, në shkrimin “Koplikomani”, shkruan një pafundësi të pavërtetash. Në respekt të lexuesit tuaj, detyrohem t’i përgënjeshtroj, së paku ato që thuhen për të parën herë në masmedia.

1-Shkruesi gënjen kur merr meritat e të tjerëve, shihni të tijën “më 1996 kam drejtuar fushatën tënde elektorale në Tropojë”. Jo, ky shkruesi mburravec, në atë kohë ka qenë një riush-vogëlush, që me zi e kapnim për ta shtruar në punë, e megjithatë, prapë se prapë ia di për nderë për kontributin modest që ka pasë dhënë. Por, nuk mund të lejoj që t’u marrë meritat të tjerëve-e kush pa, “bira e fundit e kavallit”. Zona “ime” elektorale, nr 12, nuk është shtrirë vetëm në Tropojë (as këtë nuk e di i gjori shkrues), por në tri rrethe: Tropojë, Pukë dhe Kukës. Në Tropojën e mrekullueshme, kanë drejtuar fushatën disa njerëz shumë të respektuar, shumë punëtorë, të aftë, e të kulturuar, të cilëve do t’ua di për nder gjithë jetën kontributin e tyre për PD-në e asaj kohe sa keq që sot jam i detyruar të mos jem më në një parti me shumë nga ata! Nga Tropoja përmend me mall të nderuarit që vijojnë, ashtu siç më vijnë, pa ndonjë renditje “nga rëndësia”: Hysen Osmani, Xhevdet Mehmeti, Jakup Hoxha, Hasan Ponari, Gani Dizdari, Avni Ahmetaj, Hysni Hoxha, Osman Islami, Mysli Dardha, Dem Berisha, Xhemal Lusha, Riza Doçi, Shaban Dushaj, Enver Uka, Skënder Haluci, Besim Ymeraj, Ali Mulosmani, Besnik Tafaj, Petrit Kaloshi, Mulet Haziri, Hasan Selimi, Shkëlzen Ymeraj, Xhevdet Hoxha, Xhafer Mustafa, Sabah Jemishta, Man Dushaj, Hajredin Ymaj, Avni Mulaj, Hysni Malaj, Shaban Syla, Mërgim Hoxha, Bedri Hyka, Avni Alija, Qerim Alija, Isuf Neza, Fran Pëllumbi, Avni Doçi, Rahman Ymeraj, Arif Gashi, Shaqir Aga, Fadil Memija, Mehmet Osmani, Hamid Demiri, Halim Mala, Bashkim Hoxha, Hysni Neza, Cenë Haxhija, Murat Çelaku, Adem Çela, Hajredin Matushi, Can Jahelezi, Skifter Takaki, Rustem Bardhi, Sulë Berisha, Kujtim Metalija, Hazir Alushi, Avdi Hajdarmataj, Ramadan Sadiku, Zmajl Aga, Isa Hajdarmata, Avni Hajdarmataj, Beqir Sinani, Naim Dizdari, Sokol Smajli, Ali Mala, Halil Mustafa, Zemun Rexha, Kismet Mula, Isa Kuliçi, Zenun Dusha, Mujë Ismaili, Agim Ferizaj, etj. etj.-të më falin shumë që nuk po u përmend emrin, pavarësisht se nuk i kam harruar. Por a mos po u prish edhe biografinë, se po del se kanë ndihmuar “armikun, Bashkimin”-PD-ja është mbushur sot me azganë neokomunistë, që zbatojnë “nenin 55” edhe brenda PD-së!
2-Tregohet mospërfillje për njerëzit e varfër, që nuk kanë mjetet e shkrimit moderne, dhe detyrohen të përdorin metodat e vjetra, shihni të tijën “fletoresh të lidhura me llastik si ndonjë brigadier i dikurshëm”. Shkruesi harbut dhe shpifës, konsumon disa faje. Nga njëra anë, fyen njerëzit që fatkeqësisht nuk kanë para të shkruajnë me kompjuterë e mbajnë “fletore të lidhura me llastik” (unë, fatmirësisht nuk jam aq i varfër, dhe shkruaj me kompjuter, që kur shkruesi harbut nuk dinte fare as shkrim e as këndim). Nga ana tjetër, shkruesi vete është aq injorant, sa që nuk di as komandat elementare të kompjuterit, dhe as normat e drejtshkrimit të shqipes: shkruan, p.sh. “se sje I përmasave …”, në vend që të shkruaj “se s’je i përmasave..”-në fakt bënte mirë të mos shkruante fare! (I rekomandojmë të rregullojë në kompjuter, autocorrect në Autocorrect Opitions të menusë Tools, sepse shkrimi i del, të shkretit, me shkronjën “i” të vetmuar të madhe).
3- Fyen një kolektiv të tërë, atë të Uzinës së Radiotelevizorëve Durrës, shih të tijën “nga telat e Durresit”. Sqarojmë se URT Durrës nuk kanë qenë “telat”, por ka pasur një ndër kolektivet më të ngritur të vendit, nga ana tekniko-shkencore. Aty kanë punuar me qindra inxhinjerë, ekonomistë, teknikë, e punëtorë, që kanë prodhuar televizorë, radio, kompjuter, pajisje automatike e të tjera pa fund (që shkruesi harbut dhe shpifarak, po t’i kishte parë, nuk do t’i dukeshin “tela”, por fantashencë nga ato në filmat “fiction”, që mbase i ka parë në TV)-e unë atëherë kam qenë kryeinxhinieri i atij kolektivi të mrekullueshëm.
4-Aludohet se kam qenë agjenti i Ramiz Alisë, shihni të tijën “”cufe Mulla” nga ata të Ramiz Alisë që u përzgjodhën kujdesshëm në dimrin e ashpër të 1990″. Nuk kam qenë agjenti i sigurimit, as i z. Alia, dhe as nga ata “banorët e zonave kufitare, që sigurimi komunist i hidhte në Jugosllavi për diversione staliniste…”.
5-Aludohet se shkruaj me porosi të dikujt, shihni të tijën “shkrimet tuaja të porositura”. Nuk marr porosi nga asnjë njeri, as nga imperializmi amerikan, as nga socialimperializmi sovjetik, e as nga kush tjetër: shkruaj siç i mendoj unë gjërat, e natyrisht, shkruesi harbut dhe shpifarak, mund të mos i lexojë, pra të mos bëhet “Shaban Qose”. Ka plot gjasa, që shkruesi shpif me porosi nga z. Berisha!
6-Fyen rëndë punonjësit e ministrisë së rendit, kur shpif si vijon “pate zgjedhur si shef kuadri një ish bashkëpunëtor, resident të sigurimit të shtetit”. Ai për të cilin aludohet, ka qenë një ndër njerëzit më të nderuar, e më punëtorë e më të aftë, me të cilët kam pasur nderin të bashkëpunoj. Fatkeqësisht nuk e kisha njohur para 1992, prandaj e kemi marrë të rekomanduar nga vetë kryesia e të përndjekurve politikë, nga i ndjeri Osman Kazazi. Ai pat kontribuar për një reformë të përkryer, ku të përndjekurit politikë u bënë drejtues të asaj ministrie që veç para pak vitesh i kishte pushkatuar e burgosur—në atë kohë, shkruesi harbut dhe shpifarak, ishte nën minder, nga frika, kurse “shefi i kuadrit” dërgonte në shtëpi me mijëra enveristë të pandreqshëm e me kobure në brez! Natyrisht, shkruesi harbut dhe shpifarak, ka pasur për të futur polic, ndonjë me dokumente të falsifikuara, e nuk ia kemi futur, prandaj flet tani, duke thyer edhe ligjet elementare të konfidencialitetit, pa folur për moralin, që nuk e di se ku bie me shtëpi.
7-Aludon se nuk kam kryer si duhet detyrat, kur shpif si vijon “”Ju u lajmëruat nga shërbimet e shtetit tonë në ish Jugosllavi se UDB jugosllave kishte hartuar një plan […] që synonte eliminimin fizik të Sali Berishës dhe Azem Hajdarit …”. Injoranti i shkretë, nuk njeh as funksionimin e shtetit: vepra në fjalë, i kalohej për ndjekje SHIK-ut, e nuk ishte e Rendit. Sidoqoftë, çdo qytetar, e jo më një ministër rendi, që nuk do të vepronte, duhet të shkonte për ndjekje penale: unë për vete, u dekorova me urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë (dekorata më e lartë e dhënë nga z. Berisha), e kjo kur mbylla punën në ministrinë e rendit, pra pas të gjitha shpifjeve që rreshton shkruesi harbut dhe shpifarak. Përveç kësaj, kam qenë deputeti, edhe i tij, 3 vjet pasi kisha qenë ministër i Rendit—a mos po i bie me paburrëri, me spondë, edhe shefit të vet, z. Berisha, ky shkruesi harbut e shpifarak?!
8-Shpif për sjelljet e mia, shih të tijën “ngatërrove pardesynë tënde të bardhë me të zotit Ylli Rakipi” etj.?! Nuk ia vlen t’u kërkojmë z. Rakipi dhe z. Çoka, të përgënjeshtrojnë edhe ata këtë shpifje!
9-Aludohet që jam 65-70 vjeç, dhe i rënë fizikisht, shihni të tijën “një burrë rreth 65 70 vjetëve”. Jam 63 vjeç e pak, jam i datëlindjes 15.7.1943, vetëm disa muaj më i madh se z. Berisha: bëj ecje sportive dhe xhoging (jogging), së paku 6 km në ditë, 4-5 ditë në javë—më duhet ta mbaj veten, se kam për të rritur një vajzë që akoma nuk i ka mbushur 10 vjeç!
Nuk ia vlen ta zgjas më listën me përgënjeshtrime të shpifjeve, të këtij pionieri harbut të berishizmit, që qenka edhe një persekutor i fjalës së lirë.

Epilog pas epitafit: për z. Bashkim Kopliku / Nga Azgan Haklaj / Zakonisht kur njeriu vdes, e per me teperkur vdes per se gjalli si ne rastin e z. Bashkim Kopliku, vetem epitafe pranohen e jo replika. Mirepo jetojme ne shekullin e çudirave ku mushka pjell, qingji lind me dy koke e viçi ka zemren ne qafe. Vazhdim iketyre çudirave eshte dhe “ringjallja” e z.Kopliku pikerisht te nesermen e leximit nga ana ime te nekrologjise se tij dhe proklamimit te epitafit “Ketu pushon per jete bashkim Koplik. Vdiq per se gjalli”. 

Pra une sot jam I bindur se replikoj jo me me misionarin sigurimso ramizist qe synon te perbalte PD dhe Berishen, pasi ai dhe ata kane vdekur qe me 3 korrik2005 nga takikardia e rende, por me nje lugat qe s’rri rehat as atje ku e ka rehatuar jo partia, por vete perendia. Te dialogosh me lugeter me duket nje gje jo e zakonshme por dhe e kendshme ndaj dhe po epilogoj duke u besuar gojedhenave pak rrine si hije mbi dhe , dhe pastaj futen atje ku kane banesen e perhershme per tu mos u ngritur me kurre.
Thuhet ne gojedhena se me vete keta tip lugeterish marrin dhe “kujtimet” mashtruese edhe fletoret e lidhura me llastik edhe kompjuterin me memorie te shkaterruar, edhe fletelavderimet e Llambi Ziçishtit, e Muho Asllanit. E kam fjalen flete lavderimet qe merrje tek montoje kasetat e drurit te TV mbishkruar Butrinti, apo tek suprimoje nga paisjet e importuara televizive ato qe ndihmonin per futjen e kanaleve borgjeze.
Nga gjithe çke shkruar lugaterisht, ti zoti Kopliku une s’kam asnje arsye te fyhem dhe as te ndjehem keq. Esenca e replikes tende eshte alergjia qe ti ke per bjeshket, ajrin dhe historine e paster, karakterin e qendrueshem, besen dhe burrerine e tyre. Kjo bjeshke ka qene dhe eshte vete mbiemri im. Jam krenar per prejardhjen time po aq dhe me simbolet kombetare qe sistematikisht ne histori ka prodhuar bjeshka ime. Krenarine e bjeshkeve nuk mund ta ule nje mi ligatash ( kenetash) si puna jote zoti Kopliku!
Ti ke 10 vjet qe provon te matesh me bjeshket dhe ke provuar deshtimin moral dhe fizik sado qe thua se stervitesh. Me 1996 njerezit e bjeshkeve vertet te votuan por qe te gjithe te bene te qarte se votoheshe aspak nominalisht por per hater te Berishes dhe Partise Demokratike.
Duke qene totalisht i pamundur te serviresh ndonje fakt qe te kundershtosh ato qe une me argumenta te shkrova publikisht, ti reagon me cinizem duke i quajtur te vertetat harbutlleqe dhe shpifje. Per ty une jam i “panjohur” dhe kjo me lumturon sepse te njohurit e tu dihet se kush jane. Gjithsesi ne respekt te lexuesit detyrohem te te kujtoj se kur ti me nje taraf sigurimsash i kunderviheshit PD se, Berishes dhe Shqiperise une drejtoja mes plumbave, eksplozivit dhe terrorit neostalinist degen e PD se Tropoje. Ne politike erdha me gjakun dhe vullnetin tim dhe jo “çufe” I katapultuar si ti nen perpunimin e D.P te Brendshme, Durres. S’besoj se e ke harruar Bajram Pelen?!!!
Sa per kavall dhe vrime qe ti flet ne repliken tende te shtjerrur pot e tregoj se pikerisht xhaxhai im Age Rrustem Haklaj ishte ai qe bente fyej dhe kavalle. Edhe vrimat ja bente vete. Per njerez sit y qe dine vetem nje melodi sa antidemokratike aq dhe antishqiptare s’ka as kavall dhe as vrima. Orkestra e korbave te zinj deshtake anti Berishe ku ben pjese dhe ti s’ka me foni. Bjeshket dhe kreshniket e tyre me zerin e forte e te paster mbysin korrin e zhabave nder keneta.
Shume miq te mi me rekomanduan te mos te jepja nje pergjigje. Me shume ne respekt te lexuesit te nderuar ti shkruajta keto dy rreshta. Demokrate nga Durresi dhe e gjithe Shqiperia me kane falenderuar per nekrologjine dhe epitafin qe te pata kushtuar. Madje me kane derguar dhe nje foto te dates 7.9.2006 ku ke dale duke bere sport. Do ta ruaj per revisten “Hosteni”. Kam edhe nje process verbal te kohes kur ishe zv/kryeminister, mbajtur ne aeroportin e Rinasit kur djali I tezes tende, serbo malazezi Divanoviç (doktori) u kap duke udhetuar ne Kroaci. Me vete kishte objekte qe s’lejoheshin, pasi ishin trafik i paster i pasurive kombetare. Ti nderhyre dhe ai u lejua te kalonte.
Ti e kupton vete tani se une flas seriozisht. Jam vertet i ri por mjaft i sakte dhe i vendosur, aq me teper kur behet fjale per idealin dhe simbolet e mia te shenjta. Ti je i privuarnga keto prandaj nuk i kupton, prandaj nuk je burre bjeshkesh pormi kenete. S’ke asnje arsye te revoltohesh. Vetevrasjen e kreve ti, une vetem nekrologjine dhe epitafin te shkrova.
Epilog per lugeterit!
Kur replikova me Bashkim Koplikun nuk kisha parasysh vetem nje shkrim te tij, ku duke proklamuar memorien e tij mashtruese sulmonte Dr. Berishen dhe PD ne. Ky tip dhe shume tipa te ketij lloji kane plot 9 vjet qe kakarisin broçkulla, qe nderrmarin sistematikisht fushata mediatike duke sherbyer si repart special I klaneve me te rrezikshme social komuniste, ne dem te Partise Demokratike.
Keta burrece volen frytet e luftes, gjakut e mundit te demokrateve shqiptare, nuk kane kufi ne pabesine e tyre. Kohet e fundit ky sulm eshte riintesifikuar jo pa qellim. Ata po i terbon suksesi i qeverise Berisha sikunder dhe suporti nderkombetar qe po konfirmohet dukshem. Per keta bukeshkale s’ak sinonime linguistike per ti percaktuar sakte. Prandaj pas ketij epilogu si z. Kopliku dhe miqte e tij do ti le ne shoqerine e epitafit qe 2 3 dite me pare i pata shkruar. Zoti I Meshirofte keta butake te cilet shtylla kurrizore i ka braktisur. Ata s’mund te ecin me, ata vetem zvarriten.
[Koha Jonë, e Diele, 10 Shtator 2006, dhe në disa gazeta të tjera]

Mos është i skizofren i shkreti?! / Përgënjeshtrim i shkrimit të mësipërm të z. Haklaj / Nga Bashkim Kopliku /Në respekt të lexuesit, detyrohem të vazhdoj t’i përgënjeshtroj shpifjet e botuara nga z. Haklaj, prapë në Koha Jonë, më 10 shtator 2006, në shkrimin me titull “Epilog pas epitafit për z. Bashkim Kopliku”. Kësaj here do të merrem vetëm me njërën nga shpifjet e tija—mbase janë dhe halucinacione skizofrenike, dhe atëherë është i papërgjegjshëm, dhe për rrejdhojë, për të ardhur keq! 

Gjithsesi: 10-(Pikat 1-9 janë në përgënjeshtrimin përkatës të Koha Jonë, të datës 7.9.2006). Z. Haklaj shpif duke bërë pis faqet e gazetës suaj, kur shkruan:
“Kam edhe një process-verbal të kohes kur ishe zv/kryeminister, mbajtur ne aeroportin e Rinasit kur djali I tezes tende, serbo malazezi Divanoviç (doktori) u kap duke udhetuar ne Kroaci. Me vete kishte objekte qe s’lejoheshin, pasi ishin trafik i paster i pasurive kombetare. Ti nderhyre dhe ai u lejua te kalonte.”
Deklaroj se nuk kam, nuk kam pasur, dhe nuk mund të kem në të ardhmen, teze, e për rrjedhojë, as edhe “djalë tezeje”! Nëna ime, e ndjera Kadrije Vejsel Dobi (Kopliku), nuk ka pasur kurrë motër.
Për më tepër, nuk mbaj mend të kem njohur ndonjë “serb malazez” me emrin “Divanoviç”. Por, deklaroj se nuk ka bërë vaki kurrë, në asnjë rast të vetëm, në pozicionin tim të anëtarit të qeverisë, të kem “ndërhyrë” për shkeljen e ligjit, në favor të ndokujt, qoftë dhe të njeriut tim më të afërm.
Të nderuar të stafit të Koha Jonë,
Tani, në shkrimin në fjalë, z. Haklaj po demonstron shenja të qarta skizofrenie, prandaj ju lutem, ju si staf i gazetës, interesohuni për gjendjen e tij shëndetësore, para se të botoni më ndonjë rresht prej tij.
Për sa i përket shpifjes me numër rendor 10 (kësaj më sipër), mjafton të dërgoni një gazetar që të konsultohet me regjistrat e gjendjes civile, qofshin të përkohshmet e z. Berisha, qofshin definitivet, dhe do të bindeni shumë lehtë se nuk kam pasur kurrë teze.
Të nderuar lexues, besoj se jeni dakord që të mos merrem me përgënjeshtrimin e shpifjeve të tjera të z. Haklaj, që kanë mbushur shkrimin në fjalë.

Previous articlePoeti Ilir Paja vlerësohet maksimalisht në ekspozitën ekspozitën “Io klimt spendore oro”
Next articleTurp! Paguan nga 400 mijë lekë të vjetra për t’u shpallur gratë më të sukseshme të Durrësit