Home Aktualitet Bashkia i jep fonde, Ariqele Gorea poshtëron Teutën, tërhiqen nga Final 8:...

Bashkia i jep fonde, Ariqele Gorea poshtëron Teutën, tërhiqen nga Final 8: Nuk mund të organizohemi në kaq pak kohë

Duket se ndonëse Bashkia e Durrësit atribuon fonde për skuadrën e Teutës, kjo e fundit nuk mund të jetë e pranishme as në sfida për shkak të mosorganizimit, gjë e paprecedentë për skuadrën e një qyteti. Klubi i Teutës së Durrësit ka njoftuar zyrtarët e Ligës Unike se në pamundësi për t’u organizuar për një kohë të shkurtër, nuk do të marrin pjesë në Final 8. Kjo tërheqje bën kalimin automatikisht të skuadrës së Rahovecit në gjysëmfinale, ku do të presë finalistin e përballjes Peja-Vllaznia. Ky bojkot i pajustifikuar i kushton vetëm reputacionit të skuadrës.

Abuzimi me skuadrën e Teutës nga një eksponent partiak

Ajo që është skandaloze është se përveç kryetares së Bashkisë, e cila është presidente e skuadrës dhe ka të drejtë të vendosë për bojkot, askush tjetër nuk i ka kompetencat për ta bërë. Si ka mundësi pra që një skuadër të tërhiqet pa një shkak përveç pohimit se ka paaftësi në organizim, e cila nuk ka pse të jetë në kurriz të skuadrës, por përgjegjësi duhet të marrin vetëm drejtuesit. Është e turpshme që skuadra e qytetit mbahet peng nga një eksponent partiak, i cili keqpërdor fondet e Bashkisë, për të bërë me skuadrën si të ketë dëshirë pa e vrarë mendjen.

Heshtja e insstitucioneve përballë bojkoteve të përsëritura

Heshtja e institucioneve në të tilla raste është e papranueshme pasi minimumi Bashkia duhet të reagojë për të nisur më pas ndërmarrjen e masave të duhura. Kujtojmë se nuk është hera e parë që bojkoti persëritet, duke kujtuar ngjarjen e paprecedentë që ndodhi në ndeshjen përballë Goga Basket. Këto bojkote për llogari të një individi, duhet të marrin fund, pasi nuk mundet një skuadër që përfaqëson një qytet të keqpërdoret në këto forma abuzuese dhe rrugaçërore. Historitë e shpëthimeve harbute të Goresë nuk janë të panjohura sepse më herët ka qenë vetë Goga Basket që në një deklaratë zyrtare e shpalli këtë person non grata sepse në mes të ndeshjes iu drejtua tifozerisë me gjeste dhe fjalë rruge gjatë një ndeshje basketbolli.

Liga Unike do të ishte dhe e para që do të bashkonte skuadrat e Shqipërise dhe të Kosovës dhe është pikërisht Bashkia e Durrësit e vetmja që e bojkoton. Ndonëse veprimet janë në duar të eksponentit në fjalë, duke qenë Bashkia e vetmja që ka komptencat për bojkot, veprimi i paprecedentë ndodh në kurriz të Bashkisë.