Home Aktualitet Bashkia e Durrësit sqaron banorët: I gjithë procesi i rindërtimit është tërësisht...

Bashkia e Durrësit sqaron banorët: I gjithë procesi i rindërtimit është tërësisht transparent

Bashkia e Durrësit ka sqaruar shqetësimin e banorëve të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Bashkia në sqarimin e saj shkruan se pallati është me shkallë dëmtimi DS2 dhe punimet në këtë pallat do të kryhen nga një firmë e cila është shpallur fituese.
Në lidhje me shqetësimin e disa banorëve për pallatin e tyre në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Bashkia e Durrësit sqaron opinionin publik se:
– Pallati në fjalë është me shkallë dëmtimi DS2.
– Për të kryer punimet në këtë pallat firma e cila është shpallur fituese ka lidhur kontratë me bashkinë e Durrësit për të riparuar të gjitha ambientet e përbashkëta, shkallët, hapësirat e ashensorit dhe muret e jashtme.
– Për të gjitha këto punime është hartuar një projekt i hollësishëm nga Drejtoria e Shërbimeve Publike-Njësia e Projektit dhe Infrastrukturës në Bashkinë e Durrësit. Këtë projekt firma që do të kryejë punimet është e detyruar ta zbatojë plotësisht
– Po kështu për këto punime është dhënë edhe leja për rikonstruksion nga Bashkia e Durrësit me nr. 1070 , datë 07.10.2020.
Asnjë prej banorëve të këtij pallati nuk është ankuar asnjëherë me shkrim pranë Bashkisë së Durrësit lidhur me këtë pallat. Pra, të gjitha punimet që do të kryhen në këtë pallat për rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta janë në përputhje të plotë me të gjitha procedurat ligjore dhe rregullat e urbanistikës si dhe janë punime që do të kryhen sipas projektit përkatës dhe nën monitorim të plotë, në mënyrë që qytetarët të kenë siguri maksimale për pallatin ku ata banojnë.
I gjithë procesi i rindërtimit është tërësisht transparent ndaj Bashkia e Durrësit fton të gjitha mediat si dhe të gjithë qytetarët që kanë shqetësime lidhur me këtë proces ti drejtohen bashkisë së Durrësit ku ata do të marrin të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm që ata do të kërkojnë.
SOURCEbulevard news
Previous articlePandemia e Covid-19, administrata përgatitet për të punuar nga shtëpia
Next articleZelanda e Re miraton hixhabin si pjesë të uniformës policore