Home Aktualitet Bashkia e Durrësit me një drejtoreshë të re në zyrën e Financave

Bashkia e Durrësit me një drejtoreshë të re në zyrën e Financave

Zyra e Financave në bashkinë e Durrësit do të ketë një drejtues të ri, por që do të jetë përsëri femër. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë bashkisë së Durrësit dhe pritet që ndryshimi të jetë brenda  këtyre ditëve. Kështu një nga punonjeset më të vjetra të kësaj bashkie jo vetëm për arsye moshe po dhe kohëzgjatje në këtë institucion, Drita Aliko i ka dhënë fund  drejtimit të nëjrës prej zyrave më të rëndësishme në bashki për arsye të daljes në pension. Ajo ka shërbyer në këtë institucion për më shumë se gjashtë mandate dhe  ajo që ka qenë edhe më interesantja ajo ka punuar me kryetarë bashkishë të të gjitha ngjyrimëve partiake që e kanë drejtuar këtë bashki duke filluar nga demokratët dhe më pas me socialistët. Mesa duket  cikli i moshës ka bërë  të tijën dhe  mësohet se ajo tashmë ka dalë në pension për t’u zëvendësuar në karrierën e gjatë të saj nga një tjetër femër.  Drejtoresha e re e zyrës së Financës në bashkinë e Durrësit do të jetë Gencjana Minxha, e diplomuar për financë dhe që para se të marrë këtë detyrë ka punuar në auditimin e  brendshëm të Ujësjellësit të Durrësit. Burimet nga bashkia i thanë gazetës se znj Minxha njihet për aftësitë e saj profesionale dhe për korrektësinë në punë, ndërsa duket se puna në auditim ka qenë një tjetër përvojë për drejtoreshën e re. Bashkia e Durrësit është një nga më të mëdha në vend dhe zyra e financave është e një rëndësie të madhe. Gjithsesi pas  gjashtë mandatesh kjo zyrë do të ketë një drejtuese të re. Sipas burimëve po nga bashkia mësohet se janë dhe dy  drejtues zyrash që pritet të largohen për pak javë nga postet që mbajën për shkak të mbushjes së moshës së pensionit.