Pashkia e Durrësit ka njoftuar se ka filluar procesi i rindërtimit në shkollën Cikli i Ulët dhe kopshti në Perlat. Sipas Bashkisë fëmijët dhe stafi pedagogjik i kësaj shkolle do të hyjnë në godinën e re brenda këtij viti.
Njoftimi i bashkisë
Procesi i rindërtimit.
Shkolla Cikli i Ulët dhe kopshti në Perlat, Njësia Administrative Sukth, po rindërtohet më e madhe dhe më e bukur se më parë.
Brenda këtij viti, nxënësit, fëmijët dhe stafi pedagogjik i kësaj shkolle do të hyjnë në godinën e re, ku do të gjejnë një mjedis shkollor bashkëkohor dhe me standarte evropiane.