Home Editorial Basha, të rikthehet! Me Bashën PD ishte e bëhet më e fortë...

Basha, të rikthehet! Me Bashën PD ishte e bëhet më e fortë dhe e bashkuar, dhe shpejt vjen në pushtet

Nga Skënder Sadri KAPITI

 Pas shpalljes së Berishës non grata nga SHBA, intuitivisht dhe logjikshëm Bashës i duhej dhënë të drejtë dhe mbështetje për misionin dhe për vizionin e tij si dhe për atë që ai përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së; dhe Basha duhet të rikthehet sepse  ai për vendimmarrjet e tij dhe me këtë vendim për atë  që ai përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së gjë të cilën ai e ka bërë për interesin e përgjithshëm dhe atë publik, për Vetting-un dhe clirimin e PD-së nga e vjetra dhe korrupsioni, për ta larguar Ramën nga pushteti, për cmontimin e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe për cmontimi e sistemit të korrupsionit dhe ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni, si edhe për besnikëri e respekt ndaj aleatit të madh të shqiptarëve, SHBA-ve.  

OK  dhe pro të cilave janë të gjithë demoktatët e vërtetë, demokracia, antikorrupsioni dhe e gjithë  opozita publike që kërkojnë ndryshimin.

Demokratët dhe populli opozitar tashmë pas zgjedhjeve vendore te 14 Majit  2023 besoj se e kanë mëse të qartë se pa Vetting-un, pa pastrimin e pa ndarjen e Partisë Demokratike nga e shkuara , nga korrupsioni, nga ishfunksionarë të komunizmit, nga ishagjentet e spiunët e sigururimit të shtetit dhe nga të shpallurit “non grata”, PD nuk vjen në pushtet.

Dhe prandaj duhet mbështetur Reformatori Basha, i cili ndërmori gjithcka për ndryshimin dhe për të sjellë PD-në në pushtet.

Kjo do të ishte mirë sepse ndryshimi në Shqipëri do ishte mirë edhe për Kosovën , pasi koha po nxjerr në dritë fakte tronditëse të asaj se si  gjithë politika e Tiranës, pra  edhe kjo e tranzicionit jo vetëm se nuk ka bërë gjë për Kosovën por e paska penguar atë dhe e madje paska qenë edhe e dëmshme e kundër saj.

Prandaj Basha duhet të rikthehet në krye të PD-së .

Partia Demokratike  është e bashkuar, ajo është aset i cmuar kombëtar   por që kërkon domosdo forcim dhe konsolidim.

Dhe forcimin e konsolidimin PD-së e bën Vetting-u politik, liberalizimi ,hapja dhe transparenca , liria dhe barazia për të zhvilluar talentin dhe aftësinë, e drejta  për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, respektimi i statutit dhe ligjit, proamerikanizmi dhe patriotizmi real.

Ndërsa pjesa e dytë e asaj që them në këtë titull shkrimi  se kush nuk duhet të jenë antarë të PD-së, është pikërisht ajo të cilën e kërkon demokracia, patriotizmi  dhe VETTING-u.

Dhe ata që nuk  duhet të jenë në Partinë Demokratike  janë korrupsioni dhe të korruptuarit; të shpalluri “non grata” nga SHBA; janë ishkomunistët e devotshëm dhe që kanë pasur karrierë e që i kanë shërbyer regjimit komunist; nuk mund të jenë më në Partinë Demokratike ishspiunët e regjimit komunist dhe as ata të cilët organiziuan sulmin e dhunshëm kundër Selisë së Partisë Demokratike me 8 Janar 2022; nuk mund të jenë as ata që përhapin frymë antiSHBA, sepse  SHBA-të janë  partner jetik i PD  dhe i shqiptarëve.

Dhe pyetja në fund vjen vetëvetishëm , se a nuk ishte Kryetari Lulzim Basha ai i cili në krye të PD-së arriti një rezultat spektakolar në vitin 2021 pavarësisht se kundër tij komplotoi e gjithë e vjetra politike dhe korrupsioni; dhe a nuk është  po Basha ai i cili  i kishte vënë vetes si detyrë për të bërë Vetting-un politik në PD, pikërisht këto që duhet e që janë domosdoshmëri; DHE A NUK ËSHTË SOT LULZIM BASHA POLITIKANI I CILI ËSHTË DHE PARTNERI POLITIK MË I BESUESHËM NGA SHBA? Dhe a nuk është Basha ai të cilin e sulmojnë dhe kundër  të cilit shpifin dhe intrigojnë i gjithë korrupsioni politik i politikës së vjetë dhe  Trekëndëshi i Bermudës.

Prandaj Basha duhet të rikthet përsëri dhe të marrë drejtimin e PD-së për të vazhduar atë që nisi dhe që është e duhura për PD-në për të ardhur ajo në pushtet.

Previous articleQeveria shqiptare duhet të mendojë për një strategji kombëtare, për t’ju kundërvënë helenizimit të himarës dhe territoreve të jugut nga qeveria shoviniste greke
Next articleMbushen 79 vjet nga Kongresi i Përmetit (24 maj 1944 – 2023). Flasin Harallamb Kota, Muharrem Xhafa, Dritan Hoxha