Home Aktualitet Basha takon banorët në Kavajë: Mos u fusni në shtëpi, pa ju...

Basha takon banorët në Kavajë: Mos u fusni në shtëpi, pa ju thënë ekspertët

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar pak pas mesditës së sotme në Kavajë, ku ka takuar banorët e prekur nga tërmeti i mëngjesit të së martës.

Ai ka parë dëmet e shkaktuara nga tërmeti, i shoqëruar nga kryebashkiaku Isa Sakja.

Banorët iu ankuan se askush nuk ka shkuar që ti shohë banorët e Kavajës se çfarë ka ndodhur me ta.

“E rëndësishme është që të mos ktheheni në shtëpi brenda, jeta mbi të gjitha. Pa marrë konfirmimin nëse mund të riktheheni”, deklaroi Basha.

Ai premtoi se do e ngrejë si problem situatën në Kavajë, ndërsa shtoi se do të vijnë ekspertët për të bërë vlerësimin.

Teksa qysh nga momentet e para ka qenë pranë zonave të goditura, Basha ka udhëzuar demokratët që të mos bëjnë deklarata publike, duke thënë se nuk është momenti për të bërë politikë.

Deri më tani janë konfirmuar 49 viktima dhe rreth 900 të plagosur.