Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në Tiranë. Basha ka kërkuar votë masive për numrin 9 atë të Partisë Demokratike, për t’i dhënë jetë ndryshimit.
Lideri i opozitës bisedoi dhe me biznese ku u zotua se biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme.
“Të gjithë ju që shisni shërbimin me djersën e ballit tuaj, por edhe i gjithë biznesi i vogël, të vetëpunësuar, apo çdo lloj biznesi i vogël, jeni shtyllë e programit tonë ekonomik për një arsye të vetme. Jeni shtylla kurrizore e ekonomisë. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur, votojeni atë plan, votoni ndryshimin më 25, votoni numrin 9 do fitoni ju dhe familjet tuaja. Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën”, tha Basha.
Biseda me qytetarët dhe bizneset
Qytetari: Kemi një kërkesë, ndarjen e biznesit me shërbimet. Zanatçinjtë shesin dhe blejnë. Ne shesim dhe blejmë djersën.
Lulzim Basha: Të gjithë ju që shisni shërbimin me djersën e ballit tuaj, por edhe i gjithë biznesi i vogël, të vetëpunësuar, apo çdo lloj biznesi i vogël, jeni shtyllë e programit tonë ekonomik për një arsye të vetme. Jeni shtylla kurrizore e ekonomisë. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur, votojeni atë plan, votoni ndryshimin më 25, votoni numrin 9 do fitoni ju dhe familjet tuaja.
Qytetari: Rrofsh, i nderuar!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari: Je i nderuar!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari: Vetëm diçka, mbroni pronën e tiranasve. Jam tiranas dem baba dem. Ke ardhur tek cirku, aty është bërë një pisllëk i madh për shkak të Edi Ramës, ju lutem shumë ta hapni atë, se aty është një pjellë e krimit.
Lulzim Basha: Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën.