Home Aktualitet Basha presion deputetes: Jep dorëheqjen që të futet Agron Duka

Basha presion deputetes: Jep dorëheqjen që të futet Agron Duka

Prej javësh po flitet se në PD e Durrësit do të ketë lëvizje të cuditëshme dhe e gjitha kjo në fakt është parë si një lëvizje që vetë Basha po bën për të zgjedhur njeriun e tij në krye te Degës së Durrësit. Burime nga kjo degë kanë bërë të ditur për gazeten Bulevard se ndërsa vëmendja duket se është përqëndruar te zgjedhja e kryetarit, dhe natyrisht po përplasen klanet për ta zgjedhur duke hedhur ndaj njeri  tjetrit të gjithë arsenalin e akuzave dhe fakteve qe kanë për vjedhjet. Por duket se një tjetër lojë të turpshme po bën Basha në Durrës, pikerisht jo me partinë që e ka shkatërruar po me emra liste biznesi që vendosi në Durrës. Burimet thanë për gazetën se qëllimi i tij është prej muajsh presioni që ai po i bën një deputeteje për të dhënë dorëheqjen. E gjitha kjo për të larguar nga kuvendi një emër që befasoi edhe vetë elektoratin e djathtë dhe për të sjellë në vend të saj Agron Dukën, kjo pasi ka mbaruar punë me qokën që ka marrë dhe tashmë i duhet Duka në kuvend. Sipas burimit që u shpreh për bulevard, ka qenë fillimisht vetë Duka ai që e ka bërë këtë presion ose më saktë ofertë, por që nuk ka funksionuar. Tashmë në lojë ka hyrë vetë engjelli I demokracisë. Basha ka ditë që po bën presion dhe po shantazhon deputeten duke I thënë se ajo është e majtë, madje eshte me LSI dhe duhet të largohet. E gjitha kjo që në kuvend të hyjë Agron Duka, njeriu që tentoi ta godiste Berishën në parlament që i vodhi dy mandate PD dhe që edhe ai që e mundi iku nga kjo botë për fat të keq të tij, po jo të Lulit dhe Gonit. E gjithe kjo lëvizje sipaë burimëve të PD ka të bëjë me etjen e Bashës për të pasur biznese në krah si biznesmen politik që e ka kthyer PD në treg vezësh, por dhe për të sfiduar vetë Berishën që refuzoi kandidimin e Dukës për kreun e bashkisë. Për gazetën janë shprehur se Basha, po kërkon të shpëtoj edhe Dukën nga shuma që I pagoi për ta bërë kandidat, por edhe për ti mbyllur gojën kundërshtarëve të tij në degën e Durrësit. Nëse kjo do të ndodhë Duka I bie të jetë si Baloteli, duke ndërruar parti sa skuadra ka ndërruar I pari, ndërsa Basha po bëhet njeriu që po luan më mirë nga të gjithë biznesin politik me tregun PD duke mbetur në akuza dhe shantazhe politikani që tregton vartësite tij, por që kësaj deputetes mesa duket po i dhimbsen lekët që ka dhënë….