Home Politike Basha përshëndet emërimin e Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane...

Basha përshëndet emërimin e Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës nga Papa Françesku

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur emërimin e Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Me një postim në Facebook, Basha e konsideron lajm të gëzueshëm emërimin e Dodaj si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, teksa thotë me bindje se ai do ta çojë përpara me përkushtim detyrën e tij të shenjtë.

“Emërimi i Imzot Arjan Dodaj, si Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës nga Papa Françesku, është një lajm i gëzueshëm jo vetëm për besimtarët katolikë. Jam i bindur se Imzot Dodaj do ta çojë përpara detyrën e tij të shenjtë me të njëjtin përkushtim që e ka dalluar rrugëtimin e tij në krah të të pamundurve e të mënjanuarve të shoqërisë sonë. Duke shprehur mirënjohjen time më të thellë për punën e shkëlqyer të kryer nga paraardhësi i tij, Imzot George Frendo, i uroj mbarësi Imzot Arjan Dodaj në shërbesën e tij të re, për të mirën e përbashkët, paqen dhe shpresën në Shqipëri”, shkruan Basha.