Home Politike Basha përballet ‘live’ me Ramën, kryeministri kërkon që të ikë nga emisioni:...

Basha përballet ‘live’ me Ramën, kryeministri kërkon që të ikë nga emisioni: Hiqe Fevzi se do iki fare, fli zemër fli…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në emisionin “Opinion”, një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me konçensionin landfillin e Sharrës, në kohën që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranë. Pas shumë kërkesash nga kryedemokrati Basha, ka ardhur edhe përballja e tij me kryeministrin Rama.

Pjesë nga debati

Basha: E gjitha çfarë ka thënë aty është gënjeshtër. Në 2011, 11 vite pasi kishte lënë Tiranën me plehra, Edi Rama bëri një memorandum me Bankën Botërore për të hartuar një studim për plehrat e Tiranës. Kur unë isha kryebashkiak bëra një studim fizibiliteti. Studimi i hartuar nga specialistët e BB, donte të arrinte 3 objektivat e bashkisë.
Letrat janë zyrtare. Qytetarët nuk do të paguanin asnjë qindarkë më shumë.

Rama: Aa, artist, a artist. Vehbiu do t’i paguante këto o Lul. Vehbiu?

Basha: Kishe në plan këtë që bëre. Ktheve marrëveshjen me gjermanët, që thoshte se skishim nevojë për inceneratorë, por mund të hiqeshin me landfille.
11 vjet i le plehrat e bashkisë siç i le, 11 vite e le Sharrën siç e le. Ti kishe këtë plan që po bën sot. U ke marrë 75 milion euro shqiptarëve për 3 inceneratorë. Ti nuk doje që plehrat të trajtoheshin si në cdo vend normal. 75 milion euro të shqiptarëve i janë dhënë një personi për 3 inceneratorë. Kush janë pronarët? E ka bërë studimin BIRN dhe hetimi ka treguar se këto para janë gllabëruar nga krimi i organizuar. Këto miliona euro i mungojnë shqiptyarëve që kanë humbur vendin e punës.

Rama: Shko fli o Lul. Lul fli vëlla, fli Lul. Fevzi na i hiq tani dh lëre të flejë se i bën dëm kur rri zgjuar. Mbylle se do iki fare. Lul, fli zemër fli.

SOURCEBulevard News
Previous articleDritan Ulqinaku jep alarmin: Situata e frikshme, ja pse mund të kemi mbi 500 raste me COVID në ditë!
Next articleAdeline Virginia Woolf, jeta dhe veprat