Home Politike Basha: Pas grevës në aeroport qëndron vetë Rama, ai e di që...

Basha: Pas grevës në aeroport qëndron vetë Rama, ai e di që do të humbë zgjedhjet prandaj e bën këtë

Kreu i PD, Lulzim Basha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për mbylljen e aeroportit të Rinasit për shkak të pezullimit të punës nga ana e kontrollorëve të trafikut ajërore.

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.

I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.”- shkruan Basha.

(TemA)

SOURCEBulevard News
Previous articleRama batuta me kryebashkiakun: Nuk e prisja që të bëje gëzuar me ujë
Next articleNora Malaj del jashtë parashikimeve, heq këpucët dhe mban fjalim mbi karrige