Home Politike Basha nga selia një ditë pas ‘luftës’ së demokratëve: Nga këto rrënoja...

Basha nga selia një ditë pas ‘luftës’ së demokratëve: Nga këto rrënoja do të ringrihemi

Kryedemokrati Lulzim Basha, duke folur lidhur me “luftën” e ditës së djeshme në selinë blu, tha pikërisht nga këto rrënoja PD do të ringrihet.

“Në këto rrënoja nga cilat eksitohet Berisha dhe Edi Rama, do të ringrejëmë PD. Ashtu siç e duan prindërit, demokratë, mbështësit dhe socialistët që i ka ardhur shpirti në majë të hundës, ashtu siç e do rinia shqiptare, ashtu siç e do shumica e shqiptarëve. Një parti që t’i prij mbylljes së tranzicionit. Vendosmëria ime është e palëkundur dhe po ashtu e ekipit tim për të qëndruar në këtë betejë, për të riparuar dhe rindërtuar nga e para, kudo ku bajraktarët e tranzicionit kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë dhe tani i trajtojnë qytetarët shqiptarë dhe vendin tonë si plaçkë… Nuk është një beteje midis një grupi huliganësh që Sali Berisha i solli për të pushtuar selinë e PD-së. është fillimi i një beteje midis tranizcionit, të shkuarës dhe të ardhmes. Qeverisja normale mund të burojë vetëm nga politika normale dhe njerëzit normale. Nga njerëz që politikën e shohin si shërbim dhe kemi shumë të tillë në PD dhe në politikën shqiptare. Në këtë rrugëtim që nuk mund të ketë kurrë shumicën e shqiptarëve nën këmbët e trekëndëshit të Bermudës. Nuk ka moment me të thellë të kontrastit për të thënë këtë sot. Do ta çoj deri në fund betejën që kemi nisur për ndryshim që është ndalur nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Ditë për ditë ‘tullë pas tulle’ të ndërtojmë në këto gërmadha që kjo shpresë të rritet. Ky nuk është një mision i lehtë! Do largojmë këtë kastë 30-vjeçare… Sot është një ditë bilanci i të djeshmes tragjike për demokratët dhe të të gjithë shqiptarët! Trishtim i thellë për atë që ka ndodhur dje. Sot është një ditë për tu krenuar apo për të qeshur siç bëri ai më para. Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës, ndaj një agresioni që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat tona. Është një ditë për të përsëritur që provat janë para demokratëve. Nëse PD nuk e merrte në mbrojtje, atëherë PD nuk duhet të egzistonte. Nuk ja doli të manipulonte demokratët. Nuk mund të marrë peng shpresat dhe aspiratat e sakrificat qindra demokratëve. Sot nuk kam buzëqeshje në fytyrë. Për fat të mirë dje nuk pati gjakderdhje ashtu siç dëshironte Sali Berisha.-tha ai.