Home Politike Basha mesazh ngushëllimi për vdekjen e ministrit italian: Thellësisht i pikëlluar, shqiptarët...

Basha mesazh ngushëllimi për vdekjen e ministrit italian: Thellësisht i pikëlluar, shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm italian Franko Frattini.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e politikanit italian, si dhe e cilëson atë si mik të madh të shqiptarëve.

“ThelIësisht i pikëlluar për humbjen e Franco Frattinit, italian dhe europian i madh dhe një mik shumë i dashur.

Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e tij të paçmueshme për lëvizjen e lirë dhe integrimin europian. U prefsh në paqe i dashur mik!”, shkruan Basha në facebook.

Previous articleUrdhri nga Gjykata e Kurbinit, kontrolle në pronat e Ervis Martinajt, zbardhen detajet nga aksioni i FNSH dhe RENEA
Next articleMbi 50 persona të helmuar, qyteti serb shpall gjendjen e jashtëzakonshme, ja çfarë ka ndodhur