Home Editorial Basha kishte të drejtë që e “shpalli” Berishën “non grata” në PD,...

Basha kishte të drejtë që e “shpalli” Berishën “non grata” në PD, sepse pas SHBA-ve edhe Britania e Madhe bënë të njëjtën gjë

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në fillim të këtij shkrimi po i referohem faktik shumë cuditës të një pjese jo të vogël të opinionit publik: se  si ka mundësi që përderisa  ka vite e vite që shqiptarët ankohen nga padrejtësia e sistemit politik të drejtësisë; ka vite e vite, pothuajse gjatë tërë kohës së këtij tranzicioni  që  shqiptarët ankohen  për vjedhjet, abuzimet dhe për korrupsionin e lartë juridik e shtetëror në Shqipëri  dhe për mosndëshkueshmërinë e tyre. Por, si ka mundësi që opinion hesht dhe nuk mbështet publikisht punën e jashtëzakonshme të Vetting-ut, i cili, po bën ndëshkimin dhe cmontimin nga sistemi i drejtësisë të krimit e korrupsionit;po bën  dëbimin dhe ndëshkimin e gjyqtarëve dhe politikanëve e shtetarëve  të korruptuar, të paaftë e me rekorde krimi.

Si ka mundësi që ka p.sh. edhe aq shumë njerëz që  i shkojnë pas Berishës e foltores për ta mbrojtur atë  kundër “non grata”-s amerikane  për korrupsion?!

Si ka mundësi që shqiptarët qeverisen edhe sot nga një qeveri e superskandaleve të korrupsionit, te blerjes se votave dhe  papërgjegjshmërisë publike e kombëtare ?!

Jo vetëm shqiptarët, por edhe aleatët e tyre, SHBA etj. janë zhgënjyer e lodhur me politikën e politikanët shqiptarë të papërgjegjshëm, hajdutë, të korruptruar e të lidhur me krimin. Dhe duke qenë realiteti kështu dhe pamundësia që vetë shqiptarët ta zgjidhin problemin, atëhere SHBA ndërmorën dhe ia imponuan politikës shqiptare Veting-un në Drejtësi si dhe ndërmarrjen e sanksioneve dhe të shpalljes “non grata” për personazhet VIP-a të politikës e pushtetit të zhytur dhe të mbushur me rekorde korrupsioni, padrejtësish, vjedhjesh e paligjshmërie.

Opinionistët, shkruesit e komentuesit, politikanët e shtetarët  si dhe mediat mercenare të parasë e pushtetit, ata dhe ato të cilët sponsorizohen nga qarqe të huaja dhe nga paraja e tyre për të promovuar agjenda antishqiptare, para se të shprehen kundër vendimit amerikan por edhe atij britanik për shpalljen “non grata” të Berishës dhe të të tjerëve duhet ta kenë parasysh një gjë, se: ata do të dështojnë në përpjekjet e tyre për helmimin e opinionit me antianglo-amerikanizëm sepse SHBA-të dhe aleatja kryesore strategjiko-historike e saj, Britania e Madhe, janë dy mbështetësit më të mëdhej të dy shteteve shqiptare, si dhe janë edhe dy kundërshtarët më të mëdhej të aleancës historike sllavo-ortodokse  antishqiptare ruso-serbe.

SHBA-të, janë aleati strategjik dhe jetik i shqiptarëve, dhe   duhet ta dinë  se për SHBA-të si aleat i madh dhe i pazëvëndësueshëm për shqiptarët ashtu sukurse edhe për vetë  të gjithë shqiptarët, më e rëndësishme është Shqipëria dhe jo individët, as partiakët, as oligarkët  e as pushtetarët;shqiptarët duhet ta dinë se SHBA nuk mbështet politika e as politikanë të kriminaliuzuar e të lidhur me krimin e korrupsionin që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Shqiptarët në Kosovë duhet ta dinë edhe këtë se; SHBA dhe Britania e Madhe janë dy shtetet vendimtare,është aleanca e madhe anglo-amerikane ajo që cliroi dhe formoi shtetin e ri shqiptar të Kosovës.

Kosovarët nuk kanë pse të fanatizojnë e të ngatërrohen  me enverizma, berishizma, nanoizma e as me ramaizma, sepse të gjitha ideologjitë, pushtetet  e politikat e tyre kanë parë vetëm interesat personale  pushtetore, dhe që nuk ia kanë parë hajrin Shqipëria e jo më t’ua ketë parë Kosova.

Për Kosovën shpëtimtare ishte  aleanca anglo-amerikane  dhe nuk ka pse mediatikë dhe intelektualë sahanlëpirës e që shiten për 100 euro të bëjnë propagandë kundër non gratës amerikane e britanike ndaj ishkryeministrit shqiptar. Ata të cilët sillen kështu janë injorant, serbo-rusofilë e mercenarë, sepse dy aleatët më të mëdhej perendimor të shqiptarëve, SHBA dhe Britania, jane sot dy kundërshtarët më të mëdhej të aleancës antishqitare serbo-ruse.

Fatkeqësisht në Shqipëri duket një frymë antiamerikano-britanike e foltores së foltorexhijve si dhe  e korrupsionit  e krimit në tërësi   njëlloj si ajo vija politike antishqiptare dhe antiSHBA-Britani e regjimit komunisto-enverist,regjim i cili   aleancën anglo-amerikane ua mësonin e propagandonin shqiptarëve si rrezik për Shqipërinë.

Shqipërisë dhe Kosovës i duhet një Shqipëri e fortë, e lirë dhe demokratike ku të triumfojë një politikë reale, e pa korruptuar, e përgjegjshme dhe sidomos patriotike dhe besnike ndaj SHBA-ve.

Para një viti SHBA shpalli Sali Berishën  “non grata”. Ja reagimi i DASH

Sot, unë shpall të papërshtatshëm Sali Berishën, një ish-President të Shqipërisë, ish-Kryeministër të Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndë. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.

Pas kësaj deklarate që e shpalli Berishën “non grata”, edhe Basha, ishKryetari  i  Partisë Demokratike bëri gjënë më të duhur, atë të përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, gjë që ishte nje veprim mëse i duhur i ndërmarrë nga Basha, si   një “non grata” përjashtimore nga PD, një padëshirim që në grupin e Partisë Demokratike nuk mund të ishte antar i saj një person i shpallur “non grata”.

Ky veprim i Bashës ishte konform qëndrimit amerikan,konform vizionit të tij të luftës kundër krimit e korrupsionit, konform dekriminalizimit të politikës shqiptare dhe të ndarjes me tranzicionin.

Dhe po të mos kishte filluar zallamahija turbulluese antiamerikane dhe anti-Basha e foltores, me siguri që pushteti i Edi Ramës nuk do ta kishte pasur jetën e gjatë pas asaj masakre zgjedhore të 25 Prillit 2021

Pas përjashtimit të Berishës nga Grupi parmentar demokrat, fill pas kësaj filloi revolucioni foltorist kunder SHBA-ve dhe Lulzim Bashës ku nuk u kursye as sulmi banditesk mbi selinë e PD-së me 8 Janar 2022, si dhe uzurpimi i Selisë së saj me një vendim gjyqësor të shkallës së parë pa pritur vendimin përfundimtar të gjyqësorit.Pas grushtit pucist foltorist të shtetit me 8 Janar, Basha ndërmori veprimin  tjetër të duhur , atë të përjashtimit të Sali Berishës nga Partia Demokratike.

Mirëpo një i shpallur “non grata” nga SHBA, si dhe po ky i përjashtuari nga Partia Demokratike, sot ai pretendon se është kryetar i Partisë Demokratike.

Pro non gratës amerikane ,  e kanë mbështetur atë edhe CDU gjermane kur përfaqësuesi i partisë simotër me PD shqiptare në Gjermani, i ka “mbyllur derën” Sali Berishës dhe grupimit foltorist të drejtuar prej tij.

“Unë nuk jam këtu për të folur në mënyrë zyrtare dhe për të marrë anën e njërit apo tjetrit grupim. Në mënyrë të qartë dua, dhe jo vetëm për këtë arsye, por dhe për faktin se aleatët amerikanë, aleatët më të ngushtë tanët jashtë BE, kanë të njëjtin këndvështrim si ne në Gjermani.

Nuk ka asnjë diferencë në qëndrimet tona për një person që është shpallur “non-grata”. Edhe ne e kemi të vështirë të përfytyrojmë një bashkëpunim në të ardhmen”, u shpreh Peter Bayer, deputet i CDU në Bundestagun gjerman.

Pro SHBA-ve dhe Bashës është deklaruar edhe Franca

“Franca do të rreshtohet gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ky është qëndrimi i ambasadores së Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq, e pyetur me qëndrimin që mban shteti që ajo përfaqëson në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

“Franca është solidare me Shtetet e Bashkuara. Gjithmonë! Ne themi gjithmonë në lidhje me Shteteve të Bashkuara se “ne jemi aleati më i mirë i Shteteve të Bashkuara… Mënyrën se si Shtetet e Bashkuara konsiderojnë personin në fjalë, ne e respektojmë.” u shpreh ambasadorja.

Dhe tani së fundmi vjen edhe deklarimi si person “non grata” për Sali Berishën edhe nga Britania e Madhe , me  motivim akoma më të rëndë se sa “non grata” amerikane.

“Zëri i Amerikës”:

Ish-Presidenti Sali Berisha u shpall sot “non grata” nga Britania e Madhe për lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe pasurim përmes korrupsionit për vete dhe rrethit të njerëzve pranë tij.

Në letrën zyrtare nga Londra drejtuar zotit Berisha theksohet se ai mban lidhje me kriminelë që paraqesin rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Mbretërinë Bashkuar, të cilat ai është i gatshëm t’i përdorë për të arritur ambicjet e veta politike.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi në maj të vitit të kaluar ndalimin e hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara, për ish kryeministrin Sali Berisha e familjen e tij, për shkak të “akteve të rënda të korrupsionit” dhe “minimit të demokracisë”.

Me shpalljen “non grata” të Sali Berishës edhe nga Britania e Madhe, tani Berishes dhe grupit “na bashkoi non grata” pas mbeshtetjes se fshehte qe ka nga pushteti i Rames, atyre nuk u ka  mbetur tjetër vetëm qe t’u  drejtohen edhe Serbisë,. Rusisë dhe  Kinës për ndihmë e mbështetje antiamerikano-britanike.

Lulzim Basha dhe elita e re politike e PD-se zyrtare  kane meritën e madhe dhe të jashtëzakonshme , sepse ai me guxim politik, demokratik; me guxim intelektual e patriotik iu kundërvu tërë llumit oligarko-politik  e mediatik, iu kundërvu  tërë korrupsionit gjithpartiako-institucional për të bërë ndryshimin dhe ndëshkimin e tërë politikës së vjetër; për ta nxjerrë Shqipërinë nga humnera e tranzicionit, për ndryshimin e modernizimin e shtetit ligjor e demoktratik, për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Koha për ditë po verteton qëndrimin dhe veprimin e guximshëm , demokratik e patriotik të Lulzim Bashës kundër asaj që ai u përball fort; kunder korrupsionit, krimit, hajdutërisë institucionale  dhe kundër  vjedhjes e grabitjes së votës, kundër Trekëndëshit të Bermudës, Berisha-Rama-Meta.

Tani janë rrëzuar të gjitha alibitë, edhe ajo  se: non gratën Berrishës ia paskësh përgatitur Soros, kur aktualisht në Britani pushtetin e kanë antisorosjanët, konservatorët.

Ajo e cila e konfirmon bashkëveprinim e foltores me pushtetin e Edi Ramës vjen edhe nga ajo se cfarë citon të ketë thënë  i dërguari i posaçëm i qeverisë britanike Stuart Peach për Ballkanin Perëndimor edhe për zgjedhjet  e 15 Prillit 2021:

“Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore”, tha ai.

Kjo është në përputhje të plotë edhe me atë se cfarë Basha dhe elita e re dhe e shëndetshme politike  e Partisë Demokratike zyrtare  kundërshtojnë dhe denoncojnë  për masakrën zgjedhore të vitit të kaluar,por që foltores nuk i intereson kjo, por vetëm sundimi dhe pronësmi i PD-së për ta pasur atë si mburojë politike  kundër SHBA e Bashës dhe tani edhe kundër Britanisë së Madhe.

Mua më shqetëson një fakt: si ka mundësi që elita e re politike, politikanët e rinj , si ka mundësi që as elita intelektuale, as ajo mediatike dhe as ajo e shoqërisë civile nuk inkurajojnë dhe nuk mbështesin p.sh. Bashën dhe elitën e re politike të PD-së?! Pra, pse nuk angazhohen ata sa dhe si duhet përkrah elitës së re politike të PD-së dhe madje kur ajo ka mbështetjen edhe të SHBA-ve?!

Cfarë është fatkeqësisht ky apatizëm dhe ky indiferntizëm kolektiv, në një kohë kur korrupsioni, padrejtësia dhe vjedhja e tradhtia politiko-institucionale janë  ngritur në majë të sistemit dhe te pushtetit ?!

I FTOJ NË DEBAT TË GJITHË ATA  QË “FILOZOFOJNË” SIPAS INTERESIT PERSONAL, MERCENARIZMIT  E SERVILIZMIT; ATA   TË CILËT MUNDOHET TË TYMNOJNË, HELMOJNË E CORODISIN OPINIONIN   DUKE FSHEHUR E MANIPULUAR ME TË VËRTETAT.