Home Aktualitet ‘Basha ik’/ Me dy gishtat lart, selfie dhe të qeshura! Stresi dhe...

‘Basha ik’/ Me dy gishtat lart, selfie dhe të qeshura! Stresi dhe mbështetësit e Berishës dalin para Gjykatës

 

 

Kanë dal para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë 34 personat e arrestuar në protestën e 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Ka qenë vetë Berisha, që ka publikuar pak më parë një foto, në të cilën vihet re dhe reperi i njohur, Stresi.

“Heronjte e 8 Janarit ne Sallen e gjyqit te Narkoshtetit!”, ka shkruar ish-kryeministri krahas fotos.

Kujtojmë që në këtë protestë kishte akte të shumta dhune dhe u desh ndërhyrja e forcave speciale për të shpërndarë turmën, ku pas ndërhyrjes 34 persona u arrestuan.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest në shtëpi” për katër nga personat e vënë në pranga pas protestës së 8 janarit në Selinë Blu.

Po ashtu, mësohet se për 30 të tjerë është kërkuar “detyrim paraqitjeje”. Në bilancin e prokurorisë nënvizohet se të arrestuarit akuzohen për vepra penale të ndryshme si “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.