Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në Open hodhi akuza shumë të forta ndaj liderit të opozitës, Lulzim Basha. Veliaj tha se Basha e la protestën e Astirit pasi nga kompania që kishte pjesë në ndërtim i dhuroi një makinë. Gjithashtu Basha ka marrë 2 vila nga një ndërtues që deri dje e quante oligark.
“Basha i ka shitur parimet që në opozitë. PD është një parti që vendos gjoba. Astirin e shiti për një makinë. Një ndërtues që e quante oligark, që i thoshte paston lekët e Edi Ramës, i mori dy vila”.
Këto do ti çoj në nesër në SPAK. PD punon vetëm që të pasurohet familja e Bashës dhe që familja e Berishës mos të shkojë në burg”- tha Veliaj.