Home Politike Basha: Demokratët do lënë pas politikën 2-vjeçare që na ndau nga njerëzit....

Basha: Demokratët do lënë pas politikën 2-vjeçare që na ndau nga njerëzit. Vendimet e marra në Kuvend ishin historike

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij, Basha deklaroi se është koha që të lihen pas 2 vite tollovi dhe të ecet përpara.

“Mirënjohje për të gjithë ju për të mundësuar kuorumin e PD, por dhe për pjesëmarrje që dëshmon për rigjetje të besimit në strukturat drejtuese të PD.

Është dhe një barometër i shpresave dhe pritshmërisë e vendosshmërisë së demokratëve për të lënë pas 2 vite tollovi dhe për të ecur para.

Morëm vendime domethënëse dhe historike do thoja në Kuvendin Kombëtar. PD nuk ekziston për t’i shërbyer vetes së saj, por interesit kombëtar.

Në 2 shtator vendimet e Kuvendit janë të qarta, u morën vendime që të ndryshojmë e mos mbetemi në këtë hulli politike, që axhendën e bëjnë interesat e ngushta të një grupi që politikën e shohin si instrument përfitimi, pasurimi dhe imuniteti.

Rrugës sonë të qartë përpiqet t’i mbivendoset edhe një herë axhenda e atyre që për interesat e tyre personale shkaktuan krizën këto dy vite, dhe që për llogari të tyre personale në raport me drejtësinë, pasuritë e paligjshme, harrojnë që as PD dhe as demokratët nuk i kanë asnjë borxh”, u shpreh Basha.

Previous articleShenjtërimi i Nënë Terezës, Rama: I dëshmoi botës forcën e dashurisë dhe dhembshurisë
Next articleGjeniu i cilit vendi meriton të jetë në dizajnin e kartëmonedhës 500 euro? Europa përgatitet për një tjetër betejë