Home Politike Bardhi sulmon Celibashin: Po pengon regjistrimin e PD për zgjedhjet vendore! Zvarritja...

Bardhi sulmon Celibashin: Po pengon regjistrimin e PD për zgjedhjet vendore! Zvarritja që po bën, e paligjshme

Gazment Bardhi ka reaguar sërish lidhur me regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, ndersa ka lëshuar akuza në adresë të Kreut te KQZ, Ilirjan Celibashi.

Bardhi shkruan se Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka detyrimin ligjor të shprehet menjëherë për kërkesën e PD për regjistrim. Zvarritja që ai po bën, është e paligjshme, është e papranueshme. Ai kishte detyrimin të merrte vendimin të shtunën në orën 10:00.

Edhe KAS-i konstaton se vendimi i tij ka rënë nga fuqia në orën 10 të datës 11.03.2023. Pse po fshihet Ilirjan Celibashi? Cili është interesi i tij politik për zvarritjen e vendimmarrjes? Përgjigja është vetëm një: Ilirjan Celibashi po pengon politikisht regjistrimin e PD!” – shkruan Bardhi.

Previous articleFjolla Morina flet për herë të parë për sherrin me Fisnik Sylën: Më tha do t’heq kokën e vajzës
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 14 mars 2023