Home Politike Bardhi i përgjigjet Berishës: Me protestën e thirrur për hallet e veta...

Bardhi i përgjigjet Berishës: Me protestën e thirrur për hallet e veta kërkon ta kthejë PD në bunker për një person të shpallur non grata

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës nga selia blu. Bardhi tha se Beisha nuk fshehu skenarin e dhunës ndaj PD në protestën e thirrur prej tij ditën e nesërme. Sipas Bardhit, qëllimi i Berishës është kthimi i selisë së PD në ‘bunker për një person të shpallur non grata.

“Ajo që sot nuk e fshehu Berisha është skenari i dhunës ndaj PD. Ashu si në të shkuarën me trafikantë ka shkelmuar dyert e selisë së PD, edhe sot paralajmëroi dhunë. Berisha nesër kërkon ta kthejë selinë qendrore të PD, në një bunker për një person të shpallur ‘non grata’. Ne kemi kërkuar që Sali Berisha dhe ata që e mbështesin, të diskutonin në institucionet e partisë, të silleshin si pjesë e partisë, por ata po sillen si një celulë ilegale”, tha ai.