Home Sport Barcelona shet pjesët e ‘Camp Nou’, sa kushton blerja e ‘barit të...

Barcelona shet pjesët e ‘Camp Nou’, sa kushton blerja e ‘barit të shenjtë’

Stadiumi ikonik ‘Camp Nou’ ka sjellë gëzime dhe kujtime të panumërta për tifozët e Barcelonës gjatë gjithë historisë, kështu që klubi tani ka vendosur ta tregtojë këtë histori të pasur dhe kjo në një mënyrë disi të pazakontë. Në shitje janë pjesët e gjelbra nga stadiumi Camp Nou, para se ai t’i nënshtrohej një rinovimi të madh. E lexuat mirë, tifozët e Barcelonës mund të blejnë barin e stadiumit.

Cilat janë çmimet? Copat më të lira të gjelbërta në stadiumin ‘Camp Nou’ do u kushtojnë tifozëve rreth 40 euro, ndërsa ato më të shtrenjtat shkojnë deri në 420 euro. Produkti më i fundit i Barcelonës është tashmë i disponueshëm për t’u blerë në internet dhe në dyqanet e klubit. Klienti merr një copë jeshile, e cila vendoset në një kopje në miniaturë të stadiumit ‘Camp Nou’.

Reagimet e fansave janë të ndryshme dhe ankesat janë kryesisht për çmimin e produktit. Duket se te Barça kanë ditur si t’i shtojnë të ardhurat e klubit duke shitur “barin e shenjtë”.

Previous articleNdalohen celularët në shkolla, do të lejohen vetëm për nxënësit me…
Next articlePërplasja Lautaro – Messi në fushë, ‘Pleshti’ përfundon në tokë! Tifozët: Martinez nuk është argjentinas