Home Sport Barcelona nuk heq dorë nga Alvaro Morata: Në këmbim ofrohet edhe Depay…

Barcelona nuk heq dorë nga Alvaro Morata: Në këmbim ofrohet edhe Depay…

Barcelona është e vendosur: e kërkon sa më shpejt Morata. Klubi katalanas, pas zhgënjimit të fundit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, teksa u eliminua nga Real Madridi (3-2), dëshiron t’i bëjë trajnerit Xavi një dhuratë të kërkuar, çka është profili i sulmuesit Alvaro Moratas të Juventusit.

Pavarësisht fjalëve të fundit të Allegrit, spanjolli nuk mund të shitet, por marrëveshja e huazimit, nëse arrihet, mund të zhbllokohet vetëm më vonë.

Sipas gazetës “Sport”, trajneri Xavi do t’i bënte lajka lojës dhe cilësive të Moratas, i cili në parim, pa u përplasur me Juventusin, kishte dhënë dritën jeshile për t’u transferuar në “Camp Nou”. E vetmja gjë që mungon, është “OK” i Juventusit, në një operacion të mundshëm, por jo tani në hapësirën e trasferimeve të janarit.

Lëndimi i rëndë i Chiesa komplikoi planet sulmuese të Juventusit dhe oferta e Barcelonës për të përfshirë edhe sulmuesin holandez Memphis Depay në operacion, nuk e bindin plotësisht menaxhmentin bardhezi të skuadrës torineze.