Home Sport Barcelona-Messi është një “histori dashurie”, paga është problemi madhor në ribashkim

Barcelona-Messi është një “histori dashurie”, paga është problemi madhor në ribashkim

Barcelona ëndërron të rikthejë Lionel Messi në “Camp Nou”, ndërkohë që edhe vetë sulmuesi argjentinas ka dëshirë të veshë sërish fanellën “blaugrana”. Gjithsesi, kjo dashuri mund të mos konkretizohet prej pagës.

Sulmuesi argjentinas kërkon 40 milionë euro në sezon, të njëjtën pagë që ka edhe te francezët, ndërsa oferta nga skuadra katalanase shkon deri në 7 milionë euro në sezon, një shumë 5-6 herë më e ulët nga kërkesa e Messi.

Ndërkohë që nga Arabia Saudite oferta është shumë me e lartë. Pikërisht diferencat e mëdha mes kërkesës dhe ofertës mund ta pengojnë rikthimin e Messit në Barcelonë.

Problemet financiare e juridike që kanë përfshirë skuadrën spanjolle duket se e pengojnë që të ofrojë më shumë. Por edhe kontrata e re, 1-vjeçare me opsion për ta rinovuar me një vit, nuk bind Messin, pavarësisht se rroga e tij te Barcelona mund të rritet ndjeshëm në bazë të fitimeve që vijnë nga marketingu.

Previous articleBE-ja miraton një tjetër plan mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
Next article“Çështjet që ngre raporti i DASH ulin në gjunjë çdo lloj qeverie”, Bylykbashi: Opozitës po i zhdukni çdo hapësirë kontrolli mbi maxhorancën