Home Aktualitet Banorët e Postribës dalin në protestë për ujin e ndotur: Kemi vendosur...

Banorët e Postribës dalin në protestë për ujin e ndotur: Kemi vendosur të mos e paguajmë më faturën

Banorët e Postribës kanë dalë ditën e sotme në protestë për ujin e pijshëm në Shkodër. Duke dalë me bidona uji të turbullt të marrë nga çezmat e banesave, banorët kanë deklaruar se ndotja e ujit shkaktohet nga guroret.

“Shiheni ujin që konsumojnë fëmijët tanë. Ne kemi këtë hall që prej vitit 2018. Ne kemi shkuar me shishe në dorë tek drejtoria e Ujësjellësit dhe ai na tha “ky uji pihet!”. Ne kemi vendos mos me paguajmë më faturat e ujit”, tha një banor.

Ndërkohë që një tjetër theksoi se këtë shqetësim ata e kanë ngritur në të gjitha institucionet.

“Gurorja na ka prishur burimin e ujit, kanalin vaditës, gurorja ka prishur dhe kullosën e bagëtive, ndaj shumë familje në fshat po largohen jashtë vendit. Gurorja duhet të ishte 1400 metra larg burimit, por në fakt është 40 metra”, theksoi një tjetër.

Previous articlePublikohet kënga zyrtare për Kupën e Botës ‘Katar 2022’
Next articleDhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi, shpallet në kërkim një efektiv policie, ndihmoi autorin e sulmit të largohet nga vendngjarja