Home Slideri Banorët ambasadorit amerikan: Ja si na ka vjedhur tokat mafia në Hamallaj

Banorët ambasadorit amerikan: Ja si na ka vjedhur tokat mafia në Hamallaj

firmatLetër

Drejtuar:

I.
1. Presidentit të Republikës, Z. Bamir Topi, Tiranë
2. Kryeministrit të Shqipërië, Z. Sali Berisha, Tiranë
3. Prokurores së përgjithshme, Z. Ina Rama, Tiranë
4. Ministrit të Drejtësisë, Tiranë
5. Avokatit të popullit, Tiranë
6. Kryeregjistruesit të Shqipërisë, Tiranë
7. Agjensisë Kombëtare të kthimit të kompesimit të pronës, Tiranë
8. Prefektit të Qarkut Z. Genci Alizoti, Durrës
9. Gjykatës së shkallës së parë, Durrës
10. Prokurorisë s ëRrethit Gjyqësor, Durrës
11. Institutit të sigurimeve shoqërore, Tiranë
12. Drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqëropre, Durrës
13. Rregjistruesit të Rrethit Durrës, Z. Bedri Luku
14. Bashkisë, Sukth Durrës

II.
Institucioneve Ndërkombëtare

1.Ambasadës së SHBA, Tiranë
2. USAID, Tiranë
3. Ambasadës së Mbretërisë s ëBashkuar, Tiranë
4. Ambasadës së Republikës së Gjermanisë, Tiranë
5. Ambasadës së Mbretërisë së vendeve të ulëta (Hollandë), Tirnë
6. Ambasadës së Republikës italiane, Tiranë
7. Ambasadorit të BE-së, Tiranë
8. Ambasadorit të Këshillit të Evropës, Tiranë

Të nderuar zotërinj!
Në fillim të kësaj letre ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Ne që po ju shkruajmë jemi banorë dhe ish punonjës të fshatit Hamallaj të Bashkisë Sukth, Durrës. Jemi trajtuar me tokë bujqësore, arëm, në bazë të ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, si ligj organik i reformës bujqësore për tokën bujqësore dhe VKM Nr. 452, datë 17.10.1992 :Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore” si vendim specifik për ish ndërmarrjet bujqësore. Gjatë ndarjes s ëtokës Komisioni i ndarjes së tokës së fshatit, hartoi formularin nr. 6 me numrat nga 1 deri në 408 përfitues të tokës bujqësore në këtë ish NB. Me përfundimin e ndarjes së tokës, Kmisioni i ndarjes së tokës i fshatit, hartoi aktin e marrjes së tokës në pronësi (ATM) për 408 përfituesit, në dy kopje, ku njëra ju dha përfituesit dhe tjetra bashkë me formularin nr. 6 iu dërgua kadastrës së Rrethit (sot SAMT) e Qarkut Durrës. Kadastra e Rrethit i informoi një për një AMTP, duke i vënë vulën e Këshillit të Rrethit të asaj kohe krahas vulës së Bashkisë Sukth., i dërgoi këto dokumenta në zyrën e regjistrimit të pasurisë s ëpaluajtshme Durrës. Mbi bazën e këtyre të dhënave, projekti i menaxhimit të pasurive të paluajtshme Tiranë, bashkë me zyrën qendrore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Tiranë dhe zyrën e RPP Durrës, nën monitorimin dhe financimin e USAID, Tiranë, bazuar në ligjin 7843 datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” bën regjistrimin e këtyre pasurive dhe me procesverbalin e datës 17.09.2004 , mbajtur midis koordinatorit të projektit të menaxhimit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Tiranë, Ali Metaliaj dhe regjistruesit të Rrethit Durrës, Vangjush Dako, mbi dorëzimin e dokumentacionit të zonës kadastrale Nr. 1925, emri Hamallaj (NB), në zbatim të urdhërit të përbashkët të NMP-SRPP dhe ZQRPP Nr. 254/1 Prot, depozituan në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës këtop dokumenta: 48 fletë skica fushore, 14 fletë harta fushore, librin e ngastrave me 1350 pasuri me 66 fletë, origjinali HTR 14 plansheta, regjistrat e pasurisë së paluajtshme )me nga 250 kartela) 6 copë, listat e printimit të tretë 7 copë, procesverbali i vërejtjeve gjatë afishimit të pasurisë për një periudhë 90 ditore (sipas ligjit 7843 datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshem, neni 25 ) procesverbal në të cilin nuk kishte shënuar asnjë pasuri me problem, i cili nuk ka pasur asnjë vërejtje si nga shteti ashtue dhe nga pronarët, akte të marrjes së tokës në pronësi (ATMP) 408 copë, nuk u dorëzua asnjë akt i mrrjes së tokës në përdorim dhe formulari i trojeve të ndërtesave 3 fletë, me numër rend. 65. Ky procesverbalështë mbajtur në dy kopje dhe është firmosur nga dy titullarët përfaqësues të institucioneve dhe vulosur nga ZRPP Durrës. Në bazë të ligjit nr. 7843 datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, pronarët e tokës bujqësore të zonës kadastrale 1925 Hamallaj, Sukth Durrës, kanë të drjtë ligjore të paisen me “Certifikatë për vërtetim pronmësie” nga data 18.09.2004. nga sot një pjesë e pronarëve janë të paisur me certifikata dhe një pjesë tjetër jo. Ne që po ju shkruajmë nuk jemi pajisur me certifikatë edhe pse kemi aplikuar që në Qershor 2009. E gjithë situata ka mbetur pezull sepse Bashkia Sukth (në vitin 2009 e më pas), Zyra e regjistrimit të pasurisë s ëpaluajtshme Durrës, Prefektura Durrës, Avokatura e shtetit Durrës, Drejtoria rajonale e sigurimeve shoqërore Durrës, , në bashkëpunim po fallsifikojnë dokumentacionin shtetëror me shkelje të hapur të ligjit për të na grabitur pronën tonë që e zotërojmë që ng viti 1994 me aktet e marrjes së tokës në përdorim , akte të cilat u kthyen në pronësi në vitin 1996, në bazë të ligjit nr 8053 datë. 21.12.1995 “Për kalimin nga përdorimi në pronësi të tokës bujqësore”. Fallsifikimi ka ndodhur gjatë dhe pas vitit 2009, kur prefekt i Qarkut Durrës u caktua Genc Alizoti, sepse ish prefekti Klodian Pajuni, me shkresën nr. 285/1 të prot. Datë 26.12.2007 ndër të tjera citon: Instituti i prefektit ka organizuar takime me zyrën vendore të RPP, bashkinë Sukth dhe Këshillin e Qarkut Durrës për problemin tuaj, por në bazë të ligjit nr. 7843 datë 13.07.1994 “Për regj. E PP” i ndryshuar, ju duhet t’i drejtoheni ZRPP kopetencë e së cilës është regjistrimi i pasurisë së paluajtshme dhe paisje me certifikatë pronësie. Më tej me shkresën e KVVTP nr. 194/1 prot. Datë 08.04.2009 të prefekturës Durrës, në përgjigjen për ZRPP Durrës, ndër të tjera theksohet: :Të gjitha aktet e marrjes së tokës në pronësi të lëshuara para datës 15.08.2008, duhet të konfirmohen pranë SAMT të Këshillit të Qarkut Durrës”, kjo në mbështetje të shkresës nr. 5472/1 prot. datë 31.12.2008 të DPMBOSH pranë Ministrisë së Bujqësisë. Me këto dy shkresa përcaktohet saktyë dhe në mënyrë ligjore që komisioni vendor i vërtetimit të titujve të pronësisë nuk ka tager ligjor të verifikojë titujt për fshatin Hamallaj sepse aktet e marrjes së tokës në pronësi janë konfirmuar nga këshilli i rrethit në vitin 1996, me vulën e tij krahas asja të Bashkisë Sukth, përcaktim të cilin ky komision e ka dhënë në shkresën si më sipër. Në këto kushte kur ish prefekti ka lëshuar të tillë dokumentacion shtetëror para dhe pas daljes së ligjit nr. 9948 datë 07.07.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” prefekti aktual po vepron në kundërshtim me prefektin paraardhës dhe me ligjin nr 9948 datë 07.07.2008. prefekti i Qarkut Durrës z. Genc Alizoti, komisioni vendor i verif. Të titujve të pronësisë, ka marrë një numër vendimesh për shfuqizimin e AMTP për një numër të madh banorësh duke u mbështetur në dokumentacionin e fallsifikuar dhe duke vazhduar më tej fallsifikime në dokumentacionin shtetëror. Fallsifikimi nis që në Bashkinë Sukth me formularin nr.6. në këtë formular janë regjistruar emrat e përfituesve nga numri 1 deri në 408. Numri 399 është për z. Hysni Bengu, i cili zotëron aktin origjinal nr. 399 të konfirmuar nga Këshilli i Rrethit Durrës në vitin 1996. Gjithashtu z. Hysni Bengu zotëron vërtetimin e lëshuar po nga Bashkia Sukth ku figuron në pronësi akti nr. 399. Në formularin 6 përbri z. Hysni Bngu është shënuar një emër tjetër i pakonfirmuar nga komisioni i tokës së fshatit dhe këshilli i Rrethit Durrës. Fallsifikimi vazhdon të kryhet në ZVRPP Durrës ku AMTP tek z. H.Bengu është bërë nga 399 në 399/1, akt të cilin prefektura Durrës ka paraqitur në Gjykatën e Durrësit me palë të paditur z. Hysni Bengu sepse aktin me numër 399 ZRPP Durrës dhe Prefektura Durrës ja kanë “dhuruar” dikujt tjetër. Numri 399 pas fallsifikimit i përket një personi të pakonfirmuar nga komisioni i tokës në fshat. Me këtë fallsifikim nga 408 akte të dorëzuara do të bëhen 409, ndërsa me procesverbal janë dorëzuar 408. Po e njëjta situatë në vazhdën e fallsifikimit të dokumentacionit ligjor për z. Qemal Allaraj nga nr. 400 që ka të konfirmuar nga komisioni i tokës i fshatit, i është shtuar fraksioni 1 duke e kthyer në 400/1 në formularin 6 në bashki. Të njëjtën gjë, por me aktin e marrjes së tokës në pronësi ka bërë edhe ZRPP Durrës për Z. Qemal Allaraj, i cili zotëron AMTP me nr.400 të konfirmuar nga këshilli i Rrethit Durrës në vitin 1996. Në formularin nr 6, poshtë emrit të z. Qemal Allaraj janë shtuar dy persona të tjerë me numër 400 dhe 400/2 të pakonfirmuar nga komisioni i tokës i fshatit. Për z. Haxhi Nezaj me AMTP nr.395 me sip 5000 m2 arë, akt i konfirmuar nga komisioni i tokës i fshatit dhe këshilli i Rrethit Durrës është bërë fallsifikimi duke i shtuar edhe 4800 m2 të tjera në rrugën e tjetërsimit të AMTP. Z. Luan Gaxhenji në formularin 6 është regjistruar me numrin 388 për të cilin zotëron AMTP nr 388 të konfirmuar nga këshilli i Rrethit Durrës në vitin 1996 dhe të regjistruar në ZRPP. Mirëpo në vend të z. Luan Gaxhenji në nr 388 është shënuar emri Gjok Topollaj dhe në vijim ndryshon numri i pasurisë, sipërfaqja, skica shoqëruese dhe fallsifikimi i nënshkrimit të kryetarit të komisionit. Këto fallsifikime po bëhen nga ZRPP Durrës sepse me shkresën nr. 3753/1 të protokollit dt. 26/10/2009, drejtuar komisionit vendor të vlerësimit të titujve të pronësisë Durrës, konfirmon se akti me nr 388 i përket z. Luan Gaxhenji, akti me numër 399 i përket z. Hysni Bengu, akti me numër 400 i përket z. Qemal Allaraj dhe jo ato me numër 399/1 dhe 400/1. Këtu del qartë fallsifikimi i kryer në formularin 6 në Bashkinë Sukth, fallsifikimi i kryer në ZRPP Durrës pas largimit si regjistrues rrethit të z. Doklead Ademi dhe emërimit në këtë post të z. Bedri Luku. Gjithashtu parcelën me 2/1 me zërin kadestral “arë” , nga 1 gusht 1991 deri më sot të konfirmuar kjo me shkresë të këshillit të Qarkut Durrës, SAMT, me nr 1837/1 të prot. datë. 23/11/2009, z. Luku e ka kthyer në “pyll” ndryshimi i zërit kadestral për një sipërfaqe të caktuar bëhet me vendim qeverie dhe për rrjedhim ky veprim i z. Luku është shkelje flagrante e ligjit 7501 datë 19/07/1191 pëer “tokën” , VKM nr 452 dt 17/10/1992 për “ristrukturimin e ndërmarjve bujqësore”, ligji 8053, datë 21/12/1995 “për kalimin nga përdorimi në pronësi, pa shpërblim të tokës bujqësore” dhe udhëzimit 106 datë 23/02/1996 “për procedurat e kalimit në pronësi të tokës bujqësore”, ligjit 7843 datë 13/07/1994 :për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” si dhe kodin penal e civil të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu z. Luku po dublon hartat dhe kartelat e pasurisë në zonën ku ne jemi paisur me AMTP dhe tokën që e zotërojmë prej 17 vitesh. Pse bëhet e gjitha kjo? Me 11/09/2009 familja Qorraliu ka paraqitur një kërkesë pranë prefekturës Durrës me nr. 500 për shfuqizimin e një numri të madh AMTP-sh tonat, pasi pretendon se atje ka pronën e vjetër të cilën pretendon se ja ka njohur komisioni i kthimit dhe kompesimit të pronave Durrës me vendimin nr. 2 datë 19/09/2005. Këtë gjoja vendim ne e kemi dërguar për kallëzim penal në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe kemi vënë në dijeni edhe Prokuroren e përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, të gjithë institucionet përgjegjës të shtetit shqiptar dhe institucionet ndërkombëtare sepse vetë kryetari i KVKKP Durrës, z. Klodi Beja me shkresë nr.416/1 të prot. dt. 17/04/2009 për znj. Lumturi Toptani thotë: (citojmë tekstualisht) – Në përgjigje të kërkesës suaj dt. 09/04/2009 po ju vemë në dispozicion një kopje të dokumentacionit të kërkuar që gjendet në dosjen e subjektit Familja Qoraliu me nr.2, dt. 20/06/2005.
1. Vendim i KVKKP Durrës nr.186, dt. 25/07/2006 3 (tre) fletë
2. Planvendosja e pronës 1(një) faqe
Këtë dosje KKKP Durrës me kryetar Artan Semini “e ktheu” në vendim nr.2 dt. 19/09/2005 duke kryer kështu fallsifikim dhe manipulim të dokumentacionit shtetëror në një kohë që vendimi korrespondues i dosjes ne.2 datë 20/06/2005 është vendimi nr. 186, dt. 25/07/2006 që shtrihet në komunën Ishëm dhe jo në zonën kadastrale nr. 1925 Hamallaj Sukth, Durrës. Vendimi nr. 2 datë 19/09/2005 nuk egziston, por dhe ashtu korruptiv sic është me dosje, datë, shtrirje në fallsifikim të plotë nuk shoqërohet me procesverbalin e dorëzimit të pronës fizike, HTR dhe kartelat e pasurisë. Ne si pronarë të ligjshëm të tokës na habit fakti se pse në këtë vorbull fallsifikimesh, manipulimesh dhe shkeljesh të rënda ligjore për të bërë pronar fiktiv familjen Qorraliu është përfshirë Bashkia Sukth me fallsifikimet në formularin 6, ZRPP Durrës me fallsifikimin dhe manipulimin e AMTP-ve ligjore, hartave, kartelave të pasurisë duke arritur deri atje sa në shkelje të rëndë të ligjit ka ndryshuar zërat kadestarlë, si dhe prefektura Durrës që është bërë palë në fallsifikimin e dokumentave ligjore si dhe drejtoria rajonale e sigurimeve shoqërore Durrës, e cila në kohën që deklaron se NB Hamallaj nuk ka bordero, këtë me shkresën e saj em nr prot. 1500 dt. 08/11/2010, në anën tjetër në dokumentacionin që i paraqet prefekturës shkruan gjëra krejt të ndryshme sic duket e bashkuar me institucionet e sipërpërmendura në grabitjen e pronës sonë. Meqënëse vendimi nr. 2 dt. 19/09/2005 nuk egziston atëherë oinstitucionet dhe personat e mësipërm si rrugë të vetme të grabitjes së ptonës sonë gjoja për t’ja dhënë familjes Qorraliu, kanë gjetur rrugën e fallsifikimit dhe manipulimit të dokumentacionit ligjor shtetëror. E theksojmë gjoja sepse në listën e rregjistruar si pasardhës i kësaj familje është edhe emri i Gazmend Dibrës, sot drejtor i përgjithshëm i burgjeve të Shqipërisë për interesat e të cilit janë vënë në lëvizje të gjithë këto instiutucione në shkelje të hapur të ligjit. Do të mjaftonte vetëm një ore kontroll në Bashkinë Sukth, ZRPP Durrës, Prefekturën Durrës, Drejtorinë e Sig. Shoqërore Durrës dhe agjensinë kombëtare të kthimit dhe kompesimit të pronës për të nxjerrë në shesh se nuk egziston vendimi nr. 2 dt. 19/09/2005, për të parë fallsifikimin e formularit 6, AMTP-të, të hartave, kartelave të pasurisë, zërave kadastralë dhe të dokumentacionit të sigurimeve shoqërore. Kemi besim tek autoriteti juaj se do ta shqyrtoni problemin tonë dhe do të na ndihmoni e ndërhyrjen tuaj pranë autoriteteve të korruptuar të shtetit shqiptar. Bashkëngjitur po ju dërgojmë një listë me disa prej dokumenteve të sipërcituara:
1.Procesverbalin e dorëzimit të dokumentacionit në ZRPP Durrës
2. shkresë numër 285/1 të prot. datë 26/10/2007 të prefektit Durrës
3. Shkresë nr 194/1 të prot. dt.08/04/2009 të prfektit Durrës
4. Shkresë nr 3753/1 të prot. dt 26/10/2009 të regjistruesit të Rrethit z. Doklead Ademi
5. Vendimi i rremë nr2, dt. 19/09/2005
6. Shkresë nr. 416/1 të prot. dt. 17/04/2009 të ZRKKP Durrës (ku pasqyrohet vendimi nr. 186 dt. 25/07/2006).
Me shumë respekt pronarët e trajtuar në ligjin 7501.

Previous articleBerisha strehim politik për Armand Telitin dhe paralajmëron humbjen e zgjedhjeve
Next articleWilliamson në Beograd për “trafikimin e organeve në Kosovë”