Home Top Lajmet Bankat vonojnë qëllimisht pagat e mësuesve. Biznes i pandershëm me rrogat

Bankat vonojnë qëllimisht pagat e mësuesve. Biznes i pandershëm me rrogat

bankaNga Xhevo Gradica / Të gjitha bankat në mbarë vendin kanë vonuar në mënyrë të qëllimtë pagat e mësuesve duke nxjerrë justifikime të ndryshme. Në janar Raiffeisen Bank shtyu për dhjetë ditë kryerjen e procedurave për të cilat fajësoi qeverinë. Fenomeni është përsëritur më pas edhe në dy muajt e tjerë gjatë këtij viti pa kujtuar rastet e shumta gjatë vitit të shkuar. Një veprim i tillë erdhi pasi bankat testuan mësuesit, edukatoret por edhe punonjës të tjerë në administrata, ndërmarrje dhe shoqëri shtetërore. Mungesae kontrollit dhe heshtja e të punësuarve që ka të bëjë me presionet që ushtrojnë shteti dhe administrata e saj në qendër e në bazë u ka dhënë mundësi bankave të bëjnë si të duan madje të “harrojnë” shpesh edhe dërgimin e sms për daljen e pagës. Ashtu si Raiffeisen Bank, të njëjtën gjë ka bërë edhe edhe Tirana Bank e cila ka deklaruar se pagat kanë dalë në kohë, ndërsa nuk ka kryer veprimet e saj për të mbushur bankomatin me monedha. Vonesa me ditë të tëra, lënia bosh e bankomateve, mashtrimi me anë të deklarimeve të pavërteta elektronike në bankomate janë njëra anë e besdisjes së të punësureve në shtet. Bankat për këtë kategori nuk afrojnë për klientet e tyre asnjë lloj informacioni. Kështu për të mësuar se përse në llogarinë e tyre kanë hyrë më pak apo më shumë lekë, kur u ka lëvizur paga dhe sa është shumë e lëvizur klienti duhet të shkojë e të presë në rradhë pasi banka nuk ndien ansjë lloj detyrimi. Këtë veprim nuk e bëjnë as drejtoritë e shkollave, drejtoritë e kopshteve apo departamentet a drejtoritë përkatëse në administrata dhe as ato që njihen si qendra ekonomike. Edhe në këto të fundit duhet të shkoshë e të presësh rradhën, të marrësh një copë letër, të shkoshë tek sekterarja e institucionit, të presësh nëse kthen drejtori, të shkoshë e të vish disa ditë për të mësuar përfundimisht se çfarë ndodh me pagën. Asnjë i punësuar në arsim nuk ka pasur mundësi të zgjedhë vet bankën pasi kjo është marrë përsipër nga Ministria e Arsimit e cila edhe ushtron presione ndaj tentativave të mësuesve për të shprehur pakënaqësinë. Të gjithë punonjësit mësimor në vendin tonë janë detyruar të tërheqin pagat atje ku ka urdhëruar Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përfaqësues të të cilës thuhet se kanë pjesën e përfitimeve të tyre në këtë lojë. Institucini qendror nuk ka marrë parasysh fare ankesat e mësuesve, edukatorëve dhe punonjësve ndihmës lidhur me vonesat dhe mossqarimet për shumë ankesa. Edhe në këtë fillimmuaji ka nxjerrë kokë i njëjti shqetësim, vonesat e pajustifikuara. Në fillim u mendua se problemi ishte lokal, në Durrës, ndërsa mësohet se edhe në rrethet e tjera është vepruar në të njëjtën mënyrë. Bankat për të qarkulluar padrejtësisht dhe pa asnjë kontratë, mbajnë të konservuara pagat e mësuesve në mënyrë të qëllimtë. Shumat përdoren për kreditime dhe shlyerje të ndryshme që bankat kanë në një kohë që as Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe as sindikatat e pavarur apo konfederata nuk kanë shfaqur reagime për të marrë në mbrojtje mësuesit. Bankomatet në disa pika, në rrethe të ndryshme, kanë qenë pa asnjë monedhë brenda me datë 5,6,7 prill duke lënë në pritje dhjetra mësues. Shumë prej këtyre të fundit janë endur sa andej, këndej me shpresë se do të gjejnë një bankomat për të tërhequr paratë. Thuajse çdo të premte, të shtunë, të diel dhe deri në mesditë apo pasditen e së hënës bankomatet në pika të ndryshme janë pa lekë, pa monedha dhe kjo për arsyen e thjeshtë të mosmbushjes së tyre. Nuk janë vetëm të punësuarit në arsim që ndeshen me të tilla fenomene, pasi edhe bluzat e bardha e vuajnë muaj pas muaj vonesën e pagave të tyre ashtu si dhe punonjës të sektorëve të tjerë shtetërorë. Bankat shkojnë deri atje saqë ngarkojnë me përgjegjësi të punësuarit ngase në bankomat nuk cilësohet se nuk ka para por se karta është jashtëpërdorimi. Një lojë e tillë e përsëritur ka shtyrë mësuesit dhe jo vetëm ata të akuzojnë institucionet e emërtesës. Në Durrës mësuesve u mbahet qëllimisht 500 lekë në gjashtë muaj nga sindikata edhe pse nuk janë antarë të asnjërës prej tyre. Sipas burimeve të cilat pritet të bëjnë publike edhe faksimile të formularëve të falsifikuar, thuhet se kryetarët e sindikatave në shkollat e mesme e ato të detyruara në bashkëpunim me drejtorët e shkollave abuzojnë rëndë me këtë fenomen. Kreditë që afrojnë bankat edhe për klientët e tyre janë me interesa shumë të larta. Megjithatë nuk janë të paktë të punësuarit në arsim, shëndetësi dhe administrata të tjera të cilët kanë marrë kredi të shtyrë nga nevojat e ngutshme. Por klientët detyrohen tëdërgojnë në ditën e caktuar këstet, ndryshe për çdo ditë vonesë ata paguajnë kamatë, në një kohë që banka në bashkëpunim me strukturat e shtetit e të qeverisë jo vetëm që nuk dëmshpërblen vonesat, por as që merr mundimin t’u jap shpjegime klientyëve për vonesat me ditë të tërë dhe me raste të pambarim.

Previous articleSekretariati i rinisë së PS-së në Durrës organizon eventin për promovimin e artistëve të rinj
Next articleBazilika Arapaj në mëshirë të fatit