Home Slideri Bamir Topi për “Bulevard”: Rrugëtimin FRD-ja e ka nisur në start dhe...

Bamir Topi për “Bulevard”: Rrugëtimin FRD-ja e ka nisur në start dhe jo në finish për pazare

bamir topiBamir Topi mohon marrëveshje të fshehtë me Sali Berishën, ndërsa shprehet se identiteti i partisë së tij dhe rrugëtimi i saj janë vendosur në start dhe jo në finish. Kryetari i FRD-së dhe një nga figurat më të admirueshme në politikën shqiptare, Bamir Topi ka sqaruar për gazetën “Bulevard” pozicionin e partisë së tij si parti e vetme në zgjedhje. I pyetur nga gazeta ai është shprehur se ka nisur rrugëtimin politik për ti shërbyer qytetarëve dhe jo për t’u bërë pjesë e pazarve dhe interesave. “Mund t’u them se e kam deklaruar që në fillim se jemi parti që nuk do të bëhemi pjesë e atyre që e kanë penguar zhvillimin e këtij vendi për interesa të ngushta. Ne jemi formuar se pikërisht nuk u bëmë pjesë e këtij kompromisi të ngushtë, e këtij kompromisi që kishte inetresin e një grupi njerëzish dhe jo të shqiptarëve”, është shprehur Topi për gazetën “Bulevard”. I pyetur për ngjarjet e fundit të krijimit të koalicioneve ku flitet për një lojë që është bërë nga Aleanca Kuq e Zi si mekanizëm i PD duke dashur të minojë elektoratin me teza fallso të patriotizmit, Topi është shprehur se kjo nuk ka asnjë lidhje me partinë që ai drejton. “Mund tu them me bindje të plotë se rrugëtimi jonë për të qenë natyrisht dhe identiteti jonë ka nisur në start dhe nuk ka të bëjë me finishin që u kthye në pazare të turpshme”, është shprehur Topi. Ai ka mohuar të gjithë hamendësimet që mund të bëhen për një skenar me Sali Berishën duke u shprehur se me atë njeri e ndajnë mentalitete në shërbim të qytetarëve. Topi e ka bërë këtë deklaratë për gazetën “Bulevard”, vetëm një ditë pasi Aleanca KUq e Zi nuk pranoi të bënte koalicion dhe doli e vetme në zgjedhje. Ai e ka quajtur këtë veprim një të drejtë të gjithsecilit në demokraci, ndërsa ka thënë se koalicioni i tij me Sali Berishën ka në mes startin dhe jo finishin!

Previous articleBerisha mashtroi qytetarët e Durrësit me inagurimin e impiantit në Shën Vlash
Next articleRrëfimi skandaloz i kurshëririt të Arqile Goresë: Ja si na i vidhte pronat me ndihmën e partisë