Home Aktualitet Ballsh/ I shoqi humbi jetën në punë, bashkëshortja: E merrte pagën në...

Ballsh/ I shoqi humbi jetën në punë, bashkëshortja: E merrte pagën në zarf, kompania mashtroi, e siguroi pas vdekjes

Aksidenti në Mollaj të Mallakastrës që i ka marrë jetën 59-vjeçarit Ferdi Metushi në prill të këtij viti ka sjellë reagimin e familjarëve të viktimës që në mëngjesin e sotëm kanë kërkuar drejtësi për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ndalime Metushi nga Boçova, bashkëshortja e viktimës së aksidentit të ndodhur në Mollas ka qenë sot para prokurorisë dhe në deklaratën e saj i është drejtuar organeve të drejtësisë për të zbardhur ngjarjen pasi sipas saj vdekja e bashkëshortit të saj hedh dyshime për manipulim të provave dhe fakteve për të mbuluar ngjarjen.

Ndalime Metushi është shprehur se automjeti me të cilën u aksidentua bashkëshorti i saj natën e 19 prillit ka qenë me defekt. Automjeti nuk ka pasur levën e marshit dhe me pas është vendosur pas aksidentit. Përveç kësaj kompania ku punonte bashkëshorti i Ndalime Metushit punonte në shfrytëzimin e inerteve në lumin Vjosë që është e ndaluar dhe për më tepër nga kompania është bërë sigurimi i tij pas vdekjes. Bashkëshortja e te ndjerit është shprehur se disponon dhe video që provon me fakte gjendjen teknike të mjetit që ishte me defekt. Ajo është shprehur se përveç vdekjes se bashkëshortit të saj nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim nga kompania ku punonte për me shumë se një vit. Ajo ka kërkuar nga organet e drejtësisë te vënë në vend dinjitetin dhe djersën e bashkëshortit të saj të ndjerë.

“Jam këtu për të bërë thirrje prokurorisë dhe policisë, Ministrit të Drejtësisë për të drejtën e burrit tim. Dua të di përse u vra?! Kanë thënë deklarata të ndryshme nga realiteti. Na kanë rënduar jashtë mase, dua të drejtën e burrit tim. Ai ka qenë i pasiguruar, pronari që më erdhi në shtëpi më tha ka qenë i siguruar, por sigurimi është bërë pas vdekjes. Ka qenë defekt leva e marshit, kur është e prishur e hequr në këtë kohë është marrë me levën e marshit e ka tërhequr ngarkesa dhe e ka zënë poshtë makinës, nuk na kanë lajmëruar burri im në morg në 5:30 6 të mëngjesit jemi të indijar është verifikuar për shkakun kemi parë është bërë ndërhyrje tek kjo makinë janë bërë frena leva e marshit. Nuk është punëtor i thjeshtë ka marrë pjesë në të gjitha kompanive. Kërkoj drejtësi për gjakun e burrit tim. Për varrimin nuk e di mirë, u hodh një zarf i vogël. Kush është pronari Arben Lutaj i thoshte gjithmonë për lekët se lekët i vononte. Nuk merrte leket në bankë por në dorë. Kë akuzoj? Preken drejtpërdrejt”, shprehet ajo.