Home Politike Balla nga Lushnja: Berisha-Meta, simbole të tradhëtisë ndaj Shqipërisë!

Balla nga Lushnja: Berisha-Meta, simbole të tradhëtisë ndaj Shqipërisë!

Nga Lushnja, ku mori pjesë në një dëgjesë publike të Bashkisë, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, shigjetoi dy liderët e opozitës, Berisha dhe Meta të cilët i konsideroi tradhëtare kombëtare, referuar këtu vendimit të kryedemokratit për të mbajtur proteste në ditën kur në Tiranë zhvillohet Samiti i rëndësishëm I liderve të BE.

Sali Berisha dhe Ilir Meta sot janë personifikimi me tipik i atyre që sa herë u është mundëisa e kanë tradhëtuar Shqipërinë, sa herë kanë pasur mundësi e kanë dëmtuar dhe i dëmtojnë interesat e Shqipërisë. Më thoni ju mua, se si do të ishte, psh kemi Samitin e 6 dhjetorit, Samiti më i madh që zhvillohet ndonjëherë në shqipëri, nuk ka ndodhur në historinë tonë që ne të kemi 27 krerët e vendeve të Bashkimit Europian plus edhe 5 udhëheqëist e 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që të mblidhemi të githë në Tiranën tonë për të diskutuar natyrshëm anëtarësimin e e vendeve të Ballkanit Peëndimor në familjen europian, heqjen e vizave për Kosovën ,sanksionet dhe mastaj e tjera kundër Rusisë dhe në Shqipëri, ajo që ka mbetur nga partia demokratike bashkë me partinë e lekëve, bëhen bashkë kundër kujt?, kundër Shqipërisë, kundër BE-së, sepse shqiptari nuk e ka zakon që ta presi mikun me këmbët e para.

Shqiptari e ka zakon që të hapi derën, ta respektojë dhe në fakt respekti nuk është vetëm i qeverisë, respekti është i çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje, sepse i ka ardhur miku në derë të shtëpisë. Dhe thirrja ime sot pë rata pak demokratë të Lushnjes që ende vazhdojnë tu shkojnë symbyllurazi Sali Berishës nga mbrapa është që ju lutem mos ja bëni Shqipërisë këtë dëm, mos ja vini Shqipërisë një turp që nuk i takon. Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë marrë nga Shqipëria çfarë kanë dash, kanë mar poste, pozicione poste, pasur, siç thoshte Saliu, Iliri ka marrë flori, nga Shqipëria, me fjalët e Saliut dhe çfarë duan më këta dy nga Shqipëria, çfarë mund tu japi më Shqipëria këtyre. Saliun e ka bërë dy herë President, dy herë Kryeministër, Ilir Metën e ka bërë Kryeminstër, President, Kryetar Parlamenti, bashkëpunëtor të sigurmit të shtetit se dhe këtë nuk e kishim marrë vesh po ja që doli edhe kjo sepse na kishte spiunuar edhe një lushnjarin tonë.E prandaj është shumë e rëndë që këta dy që janë simbolizimi i përputhjes më të madhe të formave të ndryshme të tradhetisë, se janë përputhur janë përputhur këta, dhe bëjnë mirë të shkojnë nga emisioni, jo ti prishin punë Shqipërisë.

Drejtuesi Politik i PS për qarkun Fier, Taulant Balla e konsideroi miratimin në parlament të Portit të ri të Durrësit, me rëndësi jetike, jo vetëm sesa Shqiperia kthehet kështë në një destinacion I rëndësishëm turistik për Mesdheun, por edhe një mundësi e shtuar mbi rritjen e eksporteve vendase drejt tregjeve ndërkombëtare.

Previous articleNga nesër, foto e Rita Orës në pullat e Postës së Kosovës
Next articleAmbasadorja e BE sqaron vendimin: Ja pse u anulua granti 28 mln euro i Fondit të Investimeve për Portin e Durrësit