Home Sociale Balla në serën e kultivimit të domateve dhe pjeprit në Lushnjë: Ky...

Balla në serën e kultivimit të domateve dhe pjeprit në Lushnjë: Ky vit ka qenë i mbarë për fermerët

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është ndalur sot në Fiershegan të Lushnjës, ku së bashku kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa dhe deputetin Bujar Çela kanë parë nga afër serat e fermerit Alfred Hida, i cili kultivon prej vitesh domate, pomodorini dhe pjepër.

Balla gjatë bashkëbisedimit me fermerin është shprehur se ky vit ka qenë i mbarë për fermerët si në prodhim ashtu edhe tek përftimet që kanë marrë.

“Krahasuar me një vit më parë fermeri këtë vit përveç prodhimit më të madh ka patur edhe të tjera përfitime. 

Vlen të përmendim skemën e shpërndarjes së naftës falas për fermerët, e cila u ka ardhur në ndihmë fermerëve për nevojat e bujqësisë duke minimizuar kostot. Gjithashtu rritja e çmimeve ka bërë që fermerët këtë vit të kenë 33% më shumë të ardhura krahasuar kjo me një vit më parë”, theksoi Balla.

Gjithashtu Balla ka theksuar se produktet e Myzeqesë shkojnë për furnizimin e tregut vendas dhe një pjesë e madhe për eksport.