Home Politike Balla-Berishës: Të flasësh ti për antikorrupsion, njësoj si të dëgjosh djallin të...

Balla-Berishës: Të flasësh ti për antikorrupsion, njësoj si të dëgjosh djallin të flasë për Biblën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se Sali Berisha është personi i fundit që mund të flasë për korrupsionin në Shqipëri. Balla tha se të dëgjosh Berishën të flasë për antikorrupsionin është njësoj sikur djalli të flasë për biblën.

“Parafolësi është personi i vetëm në këtë sallë i shpallur non grata nga SHBA-të për korrupsion të nivelit të lartë dhe ta dëgjosh të bëjë moral antikorrupsion është njësoj sikur djalli të flasë për Biblën. Është njësoj sikur të dëgjosh djallin të flasë për besimin.

Thirrja ime dhe një sugjerim miqësor për PD, mos e shndërroni PD-në në strehën e fundit dhe bunkerin e fundit komunist në Shqipëri. Sali Berisha është mbetja e fundit e komunizmit në Shqipëri, është mbetja e fundit e korrupsionit në këtë vend. Teksa nuk reaguat tek plehra dhe balta që hodhi Berisha ndaj qeverisë sonë, dëgjoni.

Do ju kërkoja miqësisht, Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe shqiptarët, kaq. Pastaj koha do tregojë se sa të drejtë kanë SHBA-të. Për ata që nuk e dinë, në sitin e DASH mund të shikosh krizën tënde, në cilën listë dhe me kë është Saliu përbri. Në Amerikën e Jugut, në Afrikë, në Rusi nëse doni dhe po qe në rajon, homologu i tij është Milorad Dodik.

Ti Tritan më kupton mirë kur krahasoj Berishën dhe Dodik. Natyrshëm për t’u rikthyer tek çështja për të cilën flasim, tek akti normativ ne ua dhamë përgjigjen javën e kaluar dhe më vjen keq që znj. Tabaku duhet të kishte hequr dorë nga kërkesa. Si ta merrnim në konsideratë paketën tuaj të rezistencës, kur është paketa unike në botë që vlerën e ka më të ulët se sa ajo e qeverisë. Shqipëria ka miratuar paketën më të drejtpërdrejt të ndihëm për ata që kanë nevojë”, deklaroi Balla.

SOURCEbulevard news
Previous article“Duke bërë betimin si kryebashkiake”, Sako: Falenderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët e Durrësit për besimin e dhënë
Next articleGrabitet shtëpia e David dhe Victoria Beckham, ndërkohë që çifti ndodhej në dhomën e gjumit