Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi sot humbjen e qytetit të Bakhmut në konfliktin me forcat ruse kur u pyet nëse Kievi ende e kontrollon, shkruan BBC.
Ai shtoi se në vend ka ndodhur një “tragjedi” dhe se “nuk ka mbetur asgjë” nga Bahmuti.
Nga sot, Bahmuti është vetëm në zemrat tona, tha Zelenskyy përpara takimit me presidentin amerikan Joseph Biden në Japoni.
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit ushtarak privat rus “Wagner”, tha dje se trupat e tij i dëbuan ukrainasit nga bastioni i tyre i fundit në qytet, lajm të cilin Kievi më vonë e mohoi.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më parë se kishte përfunduar “çlirimin” e Bakhmutit (emri tjetër i të cilit është Artyomovsk) dhe konfirmoi se operacioni u krye nga grupi privat paraushtarak “Wagner” me artileri dhe mbështetje ajrore nga ushtria ruse.
Bakhmut, një qytet me një popullsi prej 72,000 banorësh përpara konfliktit, ishte skena e një beteje të përgjakshme për muaj të tërë, gjatë së cilës forcat ruse pothuajse e rrethuan atë dhe e shtynë sistematikisht ushtrinë ukrainase nga periferitë e saj perëndimore.