Home Sport Bagnaia gati për rikthimin pas aksidentit të frikshëm

Bagnaia gati për rikthimin pas aksidentit të frikshëm

Pas aksidentit të frikshëm në Katalonjë, Francesco Bagnaia është rikthyer dhe duket se ka kaluar frikën e momentit. Binder e shkeli në këmbë italianin, por për fat të mirë nuk u bë fjalë për një dëmtim të rëndë dhe Bagnaia tashmë pret konfirmimin e mjekëve për t’u rikthyer në pistë ndërsa ka nisur provat.

Së fundmi, kampioni i Botës në fuqi u shpreh se u ndje mirë në provat e para pas aksidentit dhe shtoi se tashmë po kërkon të shijojë momentin dhe jo të shpejtojë kohën e rikthimit në pistë.

“Jam shumë i lumtur, për mua ishte një nga ditët më të bukura.

Nuk ishte e lehtë sepse kisha vështirësi për të lëvizur normalisht këmbën në motor dhe u desh të ndryshoja pak stilin e të pilotuarit.

Megjithatë, ndjesia është pozitive dhe regjistrova kohë të mirë. Tani nuk dua të mendoj shumë për garat, dua të shijoj këtë kohën e rikuperimit”, u shpreh Bagnaia.

Previous articleSpalletti: Nuk mund të isha më i qetë se kaq!
Next articleGazetari i njohur nxjerr dokumentin: Manastirliu ndryshoi në 2020 kontratën për sterilizimin, zgjeroi shërbimin dhe rriti koston