Home Bota Badeshi/ Vetëm tre njerëz e flasin këtë gjuhë në “zhdukje”

Badeshi/ Vetëm tre njerëz e flasin këtë gjuhë në “zhdukje”

Do të donit të mësonit disa fjalë të një gjuhe që vetëm tre njerëz në botë e flasin?

Badeshi flitej gjerësisht në një luginë të largët të mbuluar me dëborë, thellë në malet e Pakistanit verior. Por tani konsiderohet gjuhë e  zhdukur. Etnologu, i cili rendit të gjitha gjuhët e botës, thotë se nuk ka pasur folës të njohur për tre ose më shumë gjenerata. Por në luginën Bishigram, gjetëm tre burra të moshuar që ende mund të flasin në Badeshi. 

“Një gjeneratë më parë, Badeshi u fliste në të gjithë fshatin”, thotë Rahim Gul. Ai nuk e di sa i vjetër është, por duket se është mbi 70 vjeç. “Por pastaj sollëm gra nga fshatrat e tjerë [për martesë] të cilat flisnin gjuhën Torwali. Fëmijët e tyre folën në gjuhën e tyre amtare, kështu që gjuha jonë filloi të vdiste”. Torwali është gjuha dominuese zonë, e cila është nën presionin e gjuhës Pashto, por e ka shtyrë Badeshin në prag të kësaj lugine. “Tani fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre flasin Torwali,” tha Said Gul, kushëri i parë i Rahim Gul. “Pra, me kë mund ta flasim gjuhën tonë?”

Said Gul gjithashtu nuk e di moshën e tij. Kur tha se ishte 40 vjeç, dikush e korrigjoi atë: “Duket më shumë si 80!” Said Gul i’a ktheu, “Jo, mund të jem 50, por jo 80!”

Nuk ka vende pune në këtë zonë, kështu që këta burra kanë kaluar shumë kohë në zonën turistike Swat, ku ata kanë zgjedhur gjuhën Pashto, dhe kjo është kryesisht se si ata komunikojnë. Ndërkohë që po bisedonin në Badheshi, Rahim Gul dhe Said Gul rregullisht harruan një ose dy fjalë, dhe mund të mbanin mend vetëm pas nxitjeve nga të tjerët.

‘Jam penduar’

Për shkak të mungesës së mundësive për përdorimin e gjuhës Badeshi, gjatë këtyre dekadave edhe këta tre burra kanë filluar të harrojnë gjuhën. Rahim Gul ka një djalë, i cili ka pesë fëmijë të tij, por të gjithë flasin Torwali.

“Nëna ime ishte një folëse Torwali, kështu që prindërit e mi nuk flisnin ndonjëherë Badeshi në shtëpi, nuk kisha mundësi ta mësoja në fëmijëri, por dija disa fjalë, megjithatë nuk e di gjuhën. Fëmijët e mi flasin Torwali. Më vjen keq, por tani që jam 32 nuk ka shanse që mund të mësoj Badeshi. Jam shumë i pikëlluar në perspektivën që kjo gjuhë do të vdesë me babanë tim”.

Sagar Zaman është një gjuhëtar i lidhur me Forumin për Iniciativën Gjuhësore, një organizatë joqeveritare e dedikuar për promovimin dhe ruajtjen e gjuhëve të rrezikuara të Pakistanit. “Kam udhëtuar për në këtë luginë tri herë, por banorët hezitonin ta flisnin këtë gjuhë para meje”, thotë ai.

“Gjuhëtarë të tjerë dhe unë mund të mblidhim pothujase njëqind fjalë të tilla që sugjeronin se kjo gjuhë i përket familjes indo-ariane të gjuhëve”. Zaman Sagar thotë se folësit Torwali dhe Pashto hezitojnë se s’dinë gjuhën Badeshi, kështu që ka një stigmë të lidhur me të folurin e saj.

Ndoshta është tepër vonë për të shpëtuar Badeshi, por së paku mund të mësoni disa fjalë për të mbajtur gjallë kujtimin e gjuhës: Meen naao Rahim Gul thi – Emri im është Rahim Gul

Meen Badeshi jibe aasa – Unë flas Badeshi

Theen haal khale thi? – Ç’kemi?

Mund grot khekti – Unë kam ngrënë

Ishu kaale heem kam ikthi – Këtë vit nuk ka shumë borë /Përktheu Adelaida Dajko-Bulevard News