Home Maqedonia Avramopulos takon Bidenin, diskutohet edhe për emrin e Maqedonisë

Avramopulos takon Bidenin, diskutohet edhe për emrin e Maqedonisë

avramopuilosMinistri grek i Punëve të Jashtme, Dhimitris Avramopulos prej sot do të marrë pjesë në konferencën vjetore për siguri në Munih, në margjinat e së cilit do të takohet me nënpresidentin amerikan Joe Biden dhe me shefin e diplomacisë turke Ahmet Dautogllu.

Avramopulos do të mbajë takim joformal me Bajdenin, që do të jetë kontakti i parë midis Qeverisë greke dhe administratës së Barak Obamës pas rizgjedhjes së tij për president të SHBA-së.

Është interesante ajo që gazeta proqeveritare “Katimerini” thekson se takimi Avramopulos-Bajden vjen pas takimit të Methju Nimicit me ambasadorët Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis pas së cilës ndërmjetësuesi deklaroi se pozitat e dy vendeve janë “të kristalizuara” dhe se “ata punojnë shumë me qëllim të arritjes së zgjidhjes”.

Në takimin me Dautogllun, i cili është caktuar për të shtunën, pritet të flitet për takimin e këshillit greko-turk për bashkëpunim të nivelit të lartë i cili do të mbahet në mars në Ankara.

Previous articleWilliamson në Beograd për “trafikimin e organeve në Kosovë”
Next articleBiden takon sot Merkelin